Zbatimi i ligjit për armatim në RMV: Një sfidë për sigurinë publike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:50

Zbatimi i ligjit për armatim në RMV: Një sfidë për sigurinë publike

Rregullat për ruajtjen dhe bartjen e armëve janë të rrepta, por zbatimi i tyre në praktikë mbetet një sfidë e madhe për autoritetet dhe poseduesit e armëve.

Në Maqedoni, për shumë vjet, implementimi i ligjit për armët ka qenë nën kritikë të vazhdueshme. Numri i lejeve për posedim të armëve ka rritje të vazhdueshme, zbatimi i tyre mbetet i diskutueshëm dhe i pasigurt. Toni Angelovski, zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme, vë në dukje se kriteret për dhënien e lejeve të armëve duhet të jenë të rrepta për të siguruar sigurinë publike. Ai gjithashtu thekson rëndësinë e mbajtjes së armës në mënyrë të sigurtë dhe të përshtatshme, për të parandaluar aksesimin e papërshtatshëm nga persona të tjerë.

“Ne kemi kritere strikte për dhënien e lejeve të armëve dhe këtë e dinë edhe vetë qytetarët, madje kemi një reagim se kriteret janë shumë të rrepta. Por ato duhen respektuar në një farë mënyre faktikisht dhe për të parandaluar ngjarje të tilla. Sigurisht që pas marrjes së asaj leje arme, edhe shtetasi që e ka marrë duhet ta mbajë armën siç duhet, të sigurohet që ajo të jetë gjithmonë korrekte. Të mos jetë i aksesueshëm për personat e tjerë, sepse leja i jepet atij, dhe jo asnjë anëtari të familjes apo kompanisë. Dhe për këtë arsye arma duhet mbajtur gjithmonë në një dhomë të përshtatshme dhe nëse nuk ka një dhomë të tillë, atëherë ajo duhet të mbahet në një kasafortë”, thote Toni Angellvoski, MPB.

Shpesh herë lejet për posedim të armëve janë keqinterpretuar si leje për mbajtje, duke I përdorur nëper ahengje të ndryshme. Kjo ka shkaktuar një situatë ku armët e legalizuara mund të përdoren për qëllime jashtë ligjit. Sipas Ligjit, gjoba për gjuajtje me armë zjarri, përdorimi i mjeteve piroteknike ose mjeteve të ngjashme shpërthyese është 200 deri më 500 euro, ndërsa sipas Kodit penal, ai që në mënyrë të palejuar përpunon, mban, shet ose kryen shkëmbim me armë zjarri, municion ose materiale shpërthyese dënohet me burg prej 3 deri më 10 vite.

3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?