Zelensky: Armëpushim në tokë, det e ajër për 30 ditë – vendim historik në tryezën europiane

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2025 21:53

Zelensky: Armëpushim në tokë, det e ajër për 30 ditë – vendim historik në tryezën europiane

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë detaje të reja mbi një propozim për armëpushim 30-ditor, të dakorduar me liderët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, transmeton Flaka

Sipas Zelenskyt, propozimi parasheh një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar që do të hyjë në fuqi të hënën, më 12 maj, dhe do të zbatohet “në tokë, në ajër dhe në det”. Ai theksoi se zbatimi i tij është “plotësisht i realizueshëm”, veçanërisht në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne ndajmë një qëndrim të përbashkët me partnerët tanë: nevojitet një armëpushim i menjëhershëm, i plotë dhe i pakushtëzuar për të paktën 30 ditë. Ne propozojmë që të fillojë të hënën, më 12 maj. Presim përgjigjen e Rusisë,” deklaroi Zelensky.

Gjatë kësaj periudhe, sipas tij, duhet të nisin bisedime të strukturuara mbi bazat e sigurisë, aspektet politike dhe çështjet humanitare që lidhen me paqen e qëndrueshme në Ukrainë.

Presidenti ukrainas paralajmëroi gjithashtu se, nëse Rusia refuzon të pranojë armëpushimin, partnerët ndërkombëtarë janë të gatshëm të vendosin një paketë të re sanksionesh, kryesisht në sektorin energjetik dhe financiar rus. Ai konfirmoi se Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me Britaninë, SHBA-në dhe Norvegjinë, tashmë po përgatit këtë paketë.

Zelensky theksoi gjithashtu se një prioritet mbetet forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së Ukrainës, si garanci për ruajtjen e sovranitetit dhe sigurisë kombëtare.

Aktualisht, Kievi dhe aleatët perëndimorë janë në pritje të reagimit zyrtar të Kremlinit lidhur me propozimin për ndalim të luftimeve. Flaka Media

124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2025 21:53
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!