Microsoft planifikon të investojë 1.6 trilionë jen (rreth 10 miliardë dollarë) në Japoni për të zgjeruar infrastrukturën e inteligjencës artificiale dhe cloud computing, njoftoi një drejtues i lartë i kompanisë, transmeton Anadolu.
Njoftimi u bë gjatë një takimi në Tokio midis nënkryetarit të Microsoft, Brad Smith, dhe kryeministres japoneze, Sanae Takaichi, sipas raportimeve të Kyodo News.
Investimi do të zhvillohet nga 2026 deri në 2029 dhe do të përfshijë partneritete me SoftBank Group dhe Sakura Internet.
“Ne mund të ofrojmë mbështetjen që i nevojitet ekonomisë japoneze për të ardhmen,” tha Smith gjatë takimit. Ai shtoi se iniciativa synon të nxisë rritjen ekonomike të Japonisë duke forcuar infrastrukturën dixhitale kritike për teknologjitë e së ardhmes.
Ky projekt zgjeron ndjeshëm planin e mëparshëm të Microsoft, prej 2.9 miliardë dollarësh, të njoftuar në 2024 për përmirësimin e qendrave të të dhënave dhe zgjerimin e aftësive të cloud-it në vend.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Prill, 2026 21:51
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.