Zgjerimi i BE-së bazohet në merita

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Janar, 2025 21:44

Zgjerimi i BE-së bazohet në merita

Bashkimi Evropian monitoron nga afër se çfarë po ndodh në Shqiperi vendet kandidate për anëtarësim deklaroi ne Davos komisionerja e re per zgjerimin Marta Kos. Deklarata vjen disa dite para ardhjes se saj ne Tirane ku do te takoje jo vetem kryeministrin Rama por edhe kreret e opozites.

“Kur Shqiperia dhe Mali i Zi deklarojnë se duan t’i përfundojnë negociatat brenda tre a kater vitesh, sigurisht që ne i mbështesim ne kete objektiv dhe do t’i nxisim të kenë sukses në atë rrugë, por ata duhet të japin rezultate konkrete dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi.”

Sipas Kos zgjerimi i Bashkimit Evropian është një proces i bazuar në merita, jo një kornizë kohore.

MARTA KOS

“Bashkimi Evropian po monitoron nga afër se çfarë po ndodh në vendet kandidate për anëtarësim. Ndonjëherë dëgjoj se vendet e Ballkanit Perëndimor po presin kaq gjatë per tu anetaresuar ne BE. Ky proces nuk ka të bëjë me sa kohë presin shtetet kandidate. Është çështje e vullnetit të tyre politik dhe sa janë në gjendje të përmbushin reformat e kerkuara.”

Ajo theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit për vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

MARTA KOS

“Ne kemi disa vende brenda Bashkimit Evropian që nuk respektojnë sundimin e ligjit dhe ne kemi parë disi një frikë në shumë vende anëtare se kjo mund të dëmtojë Bashkimin Evropian në kuptimin që ne nuk duhet të lejojmë asnjë vend që nuk është realisht. 100 për qind gati për të hyrë, jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe ne ate ligjor.”

Siç tha Kos situata ekonomike dhe gjeopolitike në botë ka ndryshuar që kur Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Evropian në vitin 2013, dhe tani shumë më tepër theks i kushtohet vlerave dhe shtetit të së drejtës, gjë që reflektohet edhe në metodologjinë e re për kandidatët nga viti 2020.

Në këtë kontekst, Komisioneri Kos konkludoi se nga pikëpamja e zgjerimit, viti 2025 me presidencat polake e daneze mund të jetë më i suksesshmi në historinë e Bashkimit Evropian.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Janar, 2025 21:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?