Zuckerberg: Brenda një dekade, telefoni do të jetë i panevojshëm – teknologjia që do të zëvendësojë smartfonët
Kreu i Meta, Mark Zuckerberg, ka deklaruar se smartfonët po i afrohen fundit të dominimit të tyre dhe se do të zëvendësohen nga syzet inteligjente – një teknologji më e thjeshtë, më afër trupit dhe më diskrete.
Sipas tij, ky ndryshim është i pashmangshëm, pasi syzet janë tashmë një aksesor i zakonshëm dhe do të ofrojnë një mënyrë krejt të re për të përjetuar teknologjinë: nga shfaqja e njoftimeve, te komunikimi dhe përjetimi i realitetit të shtuar (AR).
Zuckerberg theksoi se përfitimi i parë do të jetë fizik – përdoruesit nuk do të kenë më nevojë të mbajnë duart e zëna apo të mbajnë kokën ulur mbi ekran. Meta ka tashmë produktet Ray-Ban Stories dhe Ray-Ban Meta, që ofrojnë regjistrim videosh, përkthim në kohë reale dhe funksione të tjera të avancuara.
Ai parashikon se brenda një dekade, telefoni nuk do të jetë më pajisja kryesore për komunikim dhe akses në informacion, pasi gjithçka do të realizohet përmes syzeve inteligjente. Megjithatë, Zuckerberg pranoi se çmimi mbetet pengesa kryesore, por Meta po investon miliarda për ta bërë këtë teknologji të përballueshme për masat.
Flaka
















