100 milionë euro subvencione në vit, por me model të ndryshuar fokusi do të jenë investimet
Subvencionet 100 milionë euro në vit, heqja e modelit ekzistues të ndarjes së subvencioneve, që hasi në pakënaqësi të mëdha në terren, investime 20 milionë euro çdo vit në menaxhimin e ujërave për të rikthyer në funksion sistemet ekzistuese, përcjell FLAKA.
Subvencione 100 milionë euro në vit, heqja e modelit ekzistues të shpërndarjes së subvencioneve, që hasi në pakënaqësi të madhe në terren, investime 20 milionë euro çdo vit në ndërmarrjen e ujësjellësit për rikthimin në funksion të sistemeve ekzistuese dhe investime kapitale shtesë dhe programi për zhvillim rural me të cilin fermerët do të ndihmohen seriozisht për të rikthyer mekanizimin janë vetëm një pjesë e lajmeve që fermerët mund t’i presin me ndryshimin e qeverisë njoftoi zëvendësministri aktual shtesë i Bujqësisë Cvaten Tripunovski nga VMRO DPMNE.
Ajo që shqetëson më së shumti fermerët janë çmimet e lansimit dhe blerjes, për të cilat Trpunovski thotë se do të bëhen përpjekje që të parandalohen situatat siç i kemi këto ditë, ku çmimet e blerjes janë drastikisht të ulëta dhe fermerët detyrohen të protestojnë.
Për zgjidhjen e plasimit është planifikuar ndihma për kooperativat si dhe për fabrikat e konservave që blejnë lëndë të parë dhe eksportojnë produkte finale dhe sjellin valutë. Qëllimi përfundimtar është vendosja e rendit përmes një sërë ndryshimesh ligjore, që fermerët në ministri të kenë një partner serioz dhe të rikthehet epiteti Maqedonia për të qenë një vend bujqësor sërish. FLAKA
















