24 Maji për familjen Zymberi nga fshati Sllupçan përkujton ngjarjen me tragjike dhe historike qe i ka ndodhur kësaj familje në vitin 2001 .
Sot si çdo 24 maj në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupçan përkujtohen 10 martirët e familjes Zymberi, të cilët ranë në altarin e lirisë gjatë luftës së vitit 2001, mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së.
10 anëtaret e kësaj familje humbën jetën nga granatimet e forcave maqedonase të sigurisë, deri sa po qëndronin ne bodrumin e shtëpisë në fshatin Sllupçan. Në këtë periudhë po zhvilloheshin luftimet më të ashpra midis forcave shtetërore të sigurisë dhe UÇK-së në zonën e Karadakut, ku në shumë vendbanime kishte civil të strehuar dhe që nuk kishin braktisur shtëpitë e tyre.
Por atë ditë të kobshme të 24 majit të 2001, familja Zymberi humbi 10 anëtarë të familjes, mes tyre edhe fëmijë, të rinj, gra e pleq.
Për këtë krim lufte kundër civilëve asnjëherë askush nuk mori përgjegjësi dhe nuk doli para drejtësisë.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
24 Maj, 2024 09:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.