Nisin spastrimet te Interi, katër kampionë me valixhet gati

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 20:22

Nisin spastrimet te Interi, katër kampionë me valixhet gati

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për skuadrën me të cilën do të përfaqësohen në edicionin e radhës, ku natyrisht ambiciet dhe përgjegjësitë janë më të mëdha.

Deri tani është konfirmuar firma me sulmuesin iranian Mehdi Taremi dhe mesfushorin polak Piotr Zielinksi, që vijnë me parametra zero pasi u ka përfunduar kontrata përkatësisht me Porton dhe Napolin.

Ndërkohë, media pranë klubit zikaltër bën me dije se janë të paktën 4 futbollistë të skuadrës kampione të Italisë, që po bëjnë valixhet gati për t’u larguar nga Interi në fund të këtij sezoni.
Tre prej tyre kanë kontratë deri në fund të sezonit me Interin dhe bëhet fjalë për Alexis Sanchez, Juan Cuadrado e Stefano Sensi. I pari pritet të largohet pasi është aktivizuar me pikatore dhe me ardhjen e Taremit, do të ketë edhe më pak hapësira.

Cuadrado erdhi me bujë, por luajti shumë pak edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta, teksa zikaltrit i kanë komunikuar vendimin për ët mos rinovuar më kontratën që skadon më 31 maj, edhe për faktin që tashmë kanë afruar kanadezin Tajon Buchanan.

Nga ana tjetër edhe Sensi nuk bën pjesë në planet e Inzaghit, ndaj nuk do të rinovojë, për të vijuar karrierën gjetkë, tashmë si lojtar i lirë. Në të njëjtën rrugë është edhe mesfushori holandez Davy Klassen, që ka një kontratë 1+1, me Interin që ka në dorë opsionin e rinovimit, por duket se nuk do ta përdorë, duke qenë se futbollisti nuk e kaloi testin me Inzaghin.

Ndërkohë në dyshim është edhe portieri Emil Audero, i cili ka bërë numrin 2 gjatë këtij sezoni. E ardhmja e tij varet nga braziliani Bento, të cilin Interi po provon ta marrë në Milano. Nëse arrihet marrëveshja me Benton, atëherë Audero do të kthehet te Sampdoria, për t’i lënë vendin brazilianit.

Krahas këtyre emrave, nuk përjashtohen edhe një apo dy largime të tjera me peshë nga organika zikaltër, pasi drejtuesit Marotta e Ausilio e kanë bërë të qartë se përballë ofertave të duhura, kushdo mund të lërë Milanon./ Supersport

16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 20:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?