‘Retë e zeza kanë mbuluar Serbinë’/ Vuçiç e pranon se ka frikë nga padia e Kosovës për gjenocid

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 21:31

‘Retë e zeza kanë mbuluar Serbinë’/ Vuçiç e pranon se ka frikë nga padia e Kosovës për gjenocid

“Retë e zeza politike kanë mbuluar Serbinë.” Kështu shprehet vetë presidenti Aleksandër Vuçiç, duke lënë të kuptohet se nuk ka një “çadër” për t’u mbrojtur. Në një intervistë për televizionin publik pranon para popullit të tij humbjet në dy betejat e mëdha diplomatike të Serbisë, atë për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për të ndaluar miratimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

Vuçiç pranoi edhe njëherë që Kosova i ka votat e nevojshme, por sërish po tenton t’i bëjë presion Amerikës, për të ndryshuar diçka deri më 17 maj.

“Por edhe një ditë pas kësaj, ne nuk do të jemi të trishtuar. Ne nuk do të shkatërrojmë dhe njollosim imazhin tonë. Të nesërmen do t’i veshim trengjyrëshat tona serbë, do t’i varim në shtëpitë tona, do të ecim me krenari nëpër rrugë, jo vetëm të vendit tonë, por të të gjitha qyteteve të botës.”

Ai pretendoi se serbët kanë vuajtur tmerrësisht në dy luftërat botërore dhe gjatë konflikteve të viteve ’90, duke harruar faktin e njohur ndërkombtarisht, se krimet e luftës dhe gjenocidi është kryer nga ushtria dhe shteti serb.

Pikërisht këtu duket se buron një frikë e Vuçiçit, pasi në intervistë la të kuptohet se i drohet një padie për gjenocid nga Kosova. Presidenti serb pranoi humbjen në përballjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuaram ndaj homologes, Vjosa Osmani.

Duke i kërkuar falje Sllovenisë për ofendimet në seancë, Vuçiç thotë se e ka përsëritur me qindra herë videon e përballjes me zonjën Osmani.

“Kur të ngrenë kurthe të tilla, mendon vetëm të përgjigjesh shpejt dhe ta mbrosh shpejt Serbinë”, u shpreh ai duke iu referuar nervozizmit të tij pasi përballë iu paraqitën 4 heroinat e Kosovës, që i mbijetuan torturave të forcave serbe në luftën e fundit. 

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 21:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?