Sot shënohet Dita e Dëshmorëve, 5 Maj

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2024 12:03 Përditësuar

Sot shënohet Dita e Dëshmorëve, 5 Maj

Dita e Dëshmorëve ose 5 maji është dita që përkujtohen të rënët e Shqipërisë dhe trojeve etnike shqiptare. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi në këtë datë kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për lirinë e trojeve shqiptare.

Bota e qytetëruar, shoqëritë e rritura përmes vlerave, ku janë kultivuar parime themelore në ecurinë e brezave, mes të tjerash, e kanë mësuar kombin të kthejë rregullisht kokën mbrapa e të shohë rrugën e përshkuar, të dijë nga vjen, të kujtojë e respektojë historinë e të parëve dhe të mësojë prej asaj kohe se ku do shkojë. Është kjo arsyeja që pothuaj gjithë shtetet e kombet kanë një ditë në vit që përkujtojnë heronjtë, dëshmorët, të rënët në beteja për atdheun, për kombin.

Disa e quajnë “Dita e Heronjve”, disa të tjerë “Dita e Heronjve Kombëtarë” ose “Dita e Martirëve”. Ne e quajtëm “Dita e Dëshmorëve të Atdheut” dhe pasi Republika e Kosovës e përshtati këtë ditë përkujtimore, 5 Majin, edhe për bijtë e bijat e saj të rënë për lirinë, u mësuam ta quajmë “Dita e Dëshmorëve të Kombit”.

Për arsyet e caktimit të ditës, nga vende të ndryshme vijnë kultura të ndryshme. Shpesh mbahen në ditëlindjen e një heroi apo heroine kombëtare, ose zgjidhet momenti i veprave të tyre të mëdha, që i bëri ata heronj. Në shumë raste kremtimi i Ditës së Heronjve lidhet me një betejë përcaktuese, ku të rënët që luftuan kundër armiqve të vendit, ka qenë i madh ose përcaktues për fatet e kombit. Në raste të tjera lidhet me një ditëlindje të heroit, burrë ose grua, aktet e guximshme të të cilëve i kanë mundësuar vendit të rriten si komb.

Po kësaj dite i janë kushtuar memoriale monumentale, ku populli, por posaçërisht elita kombëtare, bën në këtë ditë nderet dhe ceremonitë protokollare. Shqipëria, si dhe disa vende të tjera, kanë caktuar si të tillë ditën e rënies së një heroi. Vrasja në 5 maj 1942 e Qemal Stafës, ish sekretari politik i të rinjve komunistë, në nderim të veprës së tij, është caktuar të jetë Dita a Dëshmorëve. Flaka

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2024 12:03 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?