Sulmet kibernetike, institucionet pa mbrojtje

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2024 15:59

Sulmet kibernetike, institucionet pa mbrojtje

Pavarësisht premtimeve dhe paralajmërimeve, Kuvendi dështoi të miratojë Ligjin për Sigurinë Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit dhe Transformimit Digjital, i cili parashikonte formimin e Agjencisë Digjitale. Agjencia, parashikohej të ishte institucion udhëheqës në procesin e digjitalizimit të shërbimeve, trajnimit të qytetarëve, por edhe mbrojtjes së institucioneve nga sulmet kibernetike, të cilat gjatë periudhës së kaluar ishin të shpeshtuara. Iskra Bellçeva, nga Qendra për Menaxhim me Ndryshime vlerëson se vullneti i përbërjes së ardhshme qeveritare do të jetë kyç për të formuar Agjencinë.

“Me mosvotimin e ligjit mendoj që nuk do të mund zbatohen të gjitha proceset të cilat sipas të gjitha gjasave kanë qenë të lidhura me formimin e Agjencisë. Fillimisht, ky plan për transformim digjital të shoqërisë, në të cilin thuhet se duhet të miratohet në afat prej nëntë muajsh pas formimit të institucionit. Por, ai nga ana tjetër mund të jetë i koordinuar dhe i përgatitur edhe nga institucionet tjera qeveritare nëse ka vullnet, në përbërjen e re qeveritare”, tha Iskra Bellçeva, Qendra për Menaxhim me Ndryshime.

Bellçeva vlerëson se megjithatë partitë në programet e tyre promovojnë ide të ndryshme për procesin e digjitalizimit dhe shpreson që do të kenë interes që ta rrumbullakojnë formimin e Agjencisë.

“Duke i analizuar programet për zgjedhjet parlamentare të partive të ndryshme politike shihet se të gjithë planifikojnë ndonjë agjenci digjitale, agjenci për siguri kibernetike ose madje edhe fonde digjitale te një prej koalicioneve vërejtëm, plan katërvjeçar për digjitalizim të vendit të mbështetur nga agjencia. Kështu që mendoj se ky do të jetë një prioritet të cilin do ta takojmë në cilëndo qeveri të ardhshme dhe se sërish do të ketë ndonjë përpjekje për formimin e ndonjë agjencie të këtillë. Të gjithë e kuptuan rëndësinë”, shtoi Iskra Bellçeva, Qendra për Menaxhim me Ndryshime.

Agjencia parashikonte të mbulojë katër shtylla. Sigurinë kibernetike me qëllim që t’i mbrojë institucionet, avancimin e infrastrukturës digjitale sipas standardeve evropiane, trajnimin e qytetarëve dhe të punësuarve për përdorimin e shërbimeve elektronike dhe kujdesin për zgjidhjet softuerike në institucionet shtetërore. Sipas projeksioneve Agjencia do t’i kushtonte shtetit rreth 21 milionë euro. Me miratimin e ligjit, do të rriteshin edhe pagat e sektorit IT, me qëllim të parandalimit të ikjes së tyre nga sektori shtetëror në atë privat. Alsat.mk

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2024 15:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?