Fjalimi i plotë i Ziadin Selës nga sheshi i Tetovës: Ju jeni këtu për t’i dhënë porosi Mickoskit e gjithë këtyre kukullave të tij se nuk vendosin ata

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 08:17 Përditësuar

Fjalimi i plotë i Ziadin Selës nga sheshi i Tetovës: Ju jeni këtu për t’i dhënë porosi Mickoskit e gjithë këtyre kukullave të tij se nuk vendosin ata

Fronti Europian mbajti tubimin qendror në sheshin Iliria në Tetovë me ç’rast të pranishëm janë lidertët e të gjithë partive në koalicion.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në fjalimin e tijë deklaroi :

Të dashur vëllezër dhe motra. Të nderuara zonja dhe zontërinjë, të nderuar lider të Frontit Europian. E dashur Tetovë, Shkup, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Dibër, Strugë. I dashur popull, të dashur njerëz të cilët keni ardhur me një dhe vetëm një porosi, me një porosi të qartë, ju jeni njerëzit që vendosni vet për fatin tuaj, ju jeni populli që vendosni me votën tuaj dhe ushtroni sovranitetin tuaj. Ju jeni lëtu për t’i dhënë porosi Mickoskit e gjithë këtyre kukullave të tij se nuk vendosin ata, jeni ju popull që vendosni me votën tuaj për ardhmërinë tuaj dhe ashtu siç ashtu vendosët më 24 prill, po njësoj më 8 maj akoma më fuqishëm do të vulosni PO EUROPËN DHE JO RUSINË.
Të nderuar vëllezër dhe motra, në jetë ashtu si edhe në politikë, politika patjetër që duhet ta ketë parasyshë të kaluarën dhe e kaluara, kur jemi te e kaluara ne patjetër sot, në këtë ditë 5 maji, ditën e dëshmorëve t’i përkujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre, jetën e tyrë për një ardhmëri më të mirë për populline tyre, por edhr të zotohemi që ne nuk do të lejojmë askënd e aq më pak, as Siljanovska e Davkova që të përbuzin mundin dhe sakrificën që ata e kanë dhënë. E natyrisht, në këtë ditë 5 maji ne kujtojmë dëshmorët, përkujtojmë edhe ata që orë e qastë saktifikuan edge vite burgë, nuk rreshtën në mënyrë që këtë popull ta shohin të barabartë, këtë popull ta shohin me dinjitet, këtë popull ta shohin zot në shtëpinë e vet dhe jo ashtu siç duan të na shohin të tjerët dhe patjetër sot këtu në Tetovë ka shumë kuptim, përkujtojmë Rafi Halilin, këtu në Tetovë ka shumë kuptim dhe mbarë shqiptarinë të përkujtojmë Mehmet Gegën dhe Arbën Xhëferin dhe çdo shqiptarë që ka dhënë kontribut në mnëyrë që të jemi kjo që jemi sot dhe të jemi akoma më mirë mesër e natyrisht, politika merret edhe me të tashmën. I shihni deklaratat e Hrstijan Mickoskit, i cili zotohet dhe fliska edhe në emër të shqiptarëve. Më 8 maj do t’ia tregojmë, ju sonte ia tregoni që për shqiptarët flisni ju me këtë prezencë. Më 8 maj shqiptarët do t’i tregojnë duke rrethuar numrin 4 se janë ata që flasin për shqiptarët e po njëjtë edhe komuniteti turk do t’u tregojë se janë turqit që flasin për komunitetin e tyre e boshnjakët për komunitetin e tyre, e romët për komunitetin e tyre. Të gjithë së bashku në Frontin Europian duke rrethuar numrin 4.
E tanishmja natyrisht se flet edhe për një fenomen shumë të mbrapsht të ca aktorëve politik të cilët për hirë të vërtetës unë i njoh shumë mirëz kam apsur të bëjë më të gjithë ata dhe unë e di që bëhen norvozë kur flas kështu pro uën do të flas vetëm të vërtetën. Zgjedhjet dhe demokracia ka të bëjë me fjalë të dhënë, premtim dhe zotim përpara jush dhe premtim i mbajtur. Të gjithë ata pa përjashimt, prej te i pari e te i fundit, janë pafjalë vëllezër dhe motra, janë paburra dhe nuk i qëndrojën fjalës. Për ta fjala nga sot deri nesër humb kuptimin, ata e masin fjalën a e kanë dhënë 3 herë, 4 herë apo 5 herë dhe harrojnë që fjala kur jepet një herë, qohet deri sa të plotësohet e njëjta. Prandaj, të dashur vëllezër dhe motra, është shumë i qartë dallimi. Këtu ke njerësit të cilët janë zotuar bashkë me ju që pa ndryshime kushtetuese nuk ka qeveri. Këtu ka njerëz të cilët janë zotuar bashkë me ju më 24 prill shumë zëshëm, 120 mijë herë i thanë Jo Rusisë duke e votuar presidentin tonë Bujar Osmanin dhe natyrisht se politika, më tepër se me të kaluarën dhe të tanishmën ka të bëjë me ardhnërinë
Fstin e shtëpisë tuaj, fatin e pragut tuajz fatin e amanetit të fjushërve dhe të stërgjyshërve tanë, fatin e ardhmërisë së fëmijëve tanë, të nipërve dhe stërmbesave tona. Na priftë e mbara dhe me një fitore plebishitare me 8 maj. Suksese dhe fstofshim përsëri. Zoti ju bekoftë juve, Zoti i bekoftë shqiptarët. Faleminderit

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 08:17 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?