Situata me “Pertusis” në Kumanovë, vazhdojnë thirrjet për vaksinim

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 08:18

Situata me “Pertusis” në Kumanovë, vazhdojnë thirrjet për vaksinim

Në rajonin Veri-lindor, respektivisht, komunat e Kumanovës, Likovës, Kriva Pallankës, Kratovës, Rankovcit e Nagoricit të Vjetër, gjendja me të prekurit nga “Pertusis”, apo “Kollën e mirë” vazhdon të jetë shqetësuese.

Si pasojë e numrit në rritje, nga ana e ISHP “Shtëpisë së Shëndetit” në Kumanovë po vazhdojnë pa ndërprerë thirrjet për imunizim masiv me qëllim parandalimin e kësaj sëmundje.

Nga ISHP “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë, për shkak të disa rasteve që po refuzojnë të sjellin fëmijët e tyre për ti vaksinuar në lokalet e Shtëpisë së Shëndetit, ky institucion në bashkëpunim me “OBSH”, përmes fushatës “Sprint”, ka nxjerr ekipe mobile të cilët po kryejnë vaksinimin edhe në teren në vendbanime të ndryshme të rajonit të Kumanovës.

“Si Shtëpi e Shëndetit kemi qenë të përgatitur sa i përket imunizimit masiv të fëmijëve, por për shkak të hezitimit të prindërve të cilët nuk i kanë sjellur fëmijët e tyre të vaksinohen, ne si Shtëpi e Shëndetit përveç se në lokalet tona ku kryejm vaksinimin, kemi realizuar edhe fushatën e vaksinimit në terren në kuadër të kampanjës “Sprint” e cila është e mbështetur nga “Unioni Europian” dhe “OBSH”, me qëllim imunizimin sa më masiv. Numri i të prekurve në rajonin e Kumanovës arrin diku reth 80 raste, kurse kemi vaksinuar mbi 2.200 fëmijë”, theksoi Dr.Qefajete Bajrami, mjeke në ISHP “Shtëpia e shëndetit” Kumanovë.
Mjekja, Qefajete Bajrami, për programin tonë, thotë se e vetmja mënyrë për parandalimin e përhapjes së “Pertusis” është vaksinimi, ajo gjithashtu spjegon edhe pasojat e mos vaksinimit dhe mos mjekimit adekuat të “Kollës së mirë”.
Agjencia Zhurnal.mk.
Situata me “Pertusis” në Kumanovë, vazhdojnë thirrjet për vaksinim
by Xh M Monday, May 06, 2024, 23:36
SHARE

Kumanovë, 6 prill – Në rajonin Veri-lindor, respektivisht, komunat e Kumanovës, Likovës, Kriva Pallankës, Kratovës, Rankovcit e Nagoricit të Vjetër, gjendja me të prekurit nga “Pertusis”, apo “Kollën e mirë” vazhdon të jetë shqetësuese.

Si pasojë e numrit në rritje, nga ana e ISHP “Shtëpisë së Shëndetit” në Kumanovë po vazhdojnë pa ndërprerë thirrjet për imunizim masiv me qëllim parandalimin e kësaj sëmundje.

Nga ISHP “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë, për shkak të disa rasteve që po refuzojnë të sjellin fëmijët e tyre për ti vaksinuar në lokalet e Shtëpisë së Shëndetit, ky institucion në bashkëpunim me “OBSH”, përmes fushatës “Sprint”, ka nxjerr ekipe mobile të cilët po kryejnë vaksinimin edhe në teren në vendbanime të ndryshme të rajonit të Kumanovës.

“Si Shtëpi e Shëndetit kemi qenë të përgatitur sa i përket imunizimit masiv të fëmijëve, por për shkak të hezitimit të prindërve të cilët nuk i kanë sjellur fëmijët e tyre të vaksinohen, ne si Shtëpi e Shëndetit përveç se në lokalet tona ku kryejm vaksinimin, kemi realizuar edhe fushatën e vaksinimit në terren në kuadër të kampanjës “Sprint” e cila është e mbështetur nga “Unioni Europian” dhe “OBSH”, me qëllim imunizimin sa më masiv. Numri i të prekurve në rajonin e Kumanovës arrin diku reth 80 raste, kurse kemi vaksinuar mbi 2.200 fëmijë”, theksoi Dr.Qefajete Bajrami, mjeke në ISHP “Shtëpia e shëndetit” Kumanovë.
Mjekja, Qefajete Bajrami, për programin tonë, thotë se e vetmja mënyrë për parandalimin e përhapjes së “Pertusis” është vaksinimi, ajo gjithashtu spjegon edhe pasojat e mos vaksinimit dhe mos mjekimit adekuat të “Kollës së mirë”.

“Mënyra më efikase dhe më e mirë për parandalimin e sëmundjes është vaksinimi, por në rast se vaksinimi është i kompletuar, i cili fillon në muajin e dytë të lindjes doza e parë, doza e dytë në muajin e katërt dhe doza e tretë në muajin e gjashtë, më pastaj jipet revaksinimi në muajin e 18-të të lindjes dhe me qëllim krijimin e imunitetit më të fortë e të shëndetshëm do të jepet revaksinim në vitin e 7 të lindjes. Si pasojë e mos vaksinimit dhe mos mjekimit në mënyrën e duhur të sëmundjes mund të vijë deri në komplikimin e sëmundjes së mushkërive, trurit, mund të kemi gjakëderdhje nga hunda dhe veshët”, – u shpreh, Bajrami.

Si pasojë e numrit dhe fluksit shtuar për t’u vaksinuar, Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë po punon në dy turne edhe atë nga ora 7:00 e deri në ora 19:00.

110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 08:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?