Rreth 2.000 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë do ta mbikëqyrin procesin zgjedhor të 8 majit

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:03

Rreth 2.000 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë do ta mbikëqyrin procesin zgjedhor të 8 majit

Rreth 2.000 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë do ta mbikëqyrin procesin zgjedhor të 8 majit për parlamentaret dhe raundin e dytë të presidencialeve. Zgjedhjet e dyfishta do të ndiqen e dhe nga përkthyes dhe gazetarë të cilët do të përfaqësojnë media dhe organizata ndërkombëtare. 1078 vëzhgues do të jenë vendas ndërsa 921 prej tyre të huaj. Pjesa dërmuese e të huajve janë vëzhgues, 66 gazetarë dhe 85 përkthyes.

Misioni i OSBE/ODIHR-së ka akredituar 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë. Ndërkohë Shoqata për zhvillimin e shoqërisë dhe inovacione sociale “Vej kap” do të vëzhgon zgjedhjet me 752  përfaqësues.

Kuvendi i OSBE-së do të ketë 138 vëzhgues, ndërsa komisioni parlamentar i Këshillit të Evropës 33 vëzhgues. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vëzhgon procesin zgjedhor me 68 vëzhgues.

Organizatat vendase kanë publikuar edhe numrat e telefonit për denoncimin e parregullsive zgjedhore, presioneve, shantazheve, ndërkohë aktiv do të jetë edhe Komisioni i Prokurorisë Publike për ndjekjen eventuale të veprave penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

Monitorimi i zgjedhjeve të dyfishta ka ngjallur edhe interesin e 66 gazetarëve nga mediat ndërkombëtare si Rojters, Asosiejtid Press, Al Xhezeira dhe Fans Pres. /Alsat.mk

110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?