Gazetarja e njohur e CNN, Amanpour: Kosova është në rrugën e mbarë dhe nuk ka kthim mbrapa

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Maj, 2024 09:34

Gazetarja e njohur e CNN, Amanpour: Kosova është në rrugën e mbarë dhe nuk ka kthim mbrapa

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin

Gjenevë, 8 maj -Gazetarja e njohur amerikane e CNN, Christiane Amanpour në një intervistë dhënë për gazetën zvicerane në gjuhën shqipe, Le Canton27 ka folur për Kosovën dhe shqiptarët në tërësi. Madje ylli i gazetarisë botërore, amerikanja Amanpour me gazetarin e njohur shqiptar nga Gjeneva, ka kembyer disa fjale edhe në gjuhën shqipe.

Për gazetarin Nefail Maliqi, Amanpour ka deklaruar se Kosova e meriton pavarësinë dhe nuk ka kthim pas.

Gazetarja e CNN Amanpour: Kosova kurr nuk ka qenë më mirë se sa sot. Tash juve ju mbetet të punoni dhe ta ndertoni vendin e juaj, shtetin me te ri ne Evropë

“Kosova është në rrugë të mbarë. Nuk ka kthim mbrapa. Ajo kurrë nuk ka qenë më mirë se sa sot. Ju si një popull liridashës, e meritoni pavarësinë, lirinë dhe demokracinë të jetoni si gjithë popujt e tjerë europianë, të jetoni bashkarisht me gjithë qytetarët dhe komunitetet e tjera në Kosovë. Tani e tutje ju mbetet vetëm të punoni dhe ta ndërtoni vendin tuaj, shtetin më të ri në Europë, m.q.s keni diasporë të fuqishme këtu në Europë dhe Amerikë“, ka deklaruar Christiane Amanpour.

“Mediat edhe në Ballkan, përfshirë këtu ato në Shqipëri e Kosovë duhet të jenë të lira, kur dihet se për një vend barometër e demokracisë së mirëfilltë janë liria e shprehjes. Këtë e uroj edhe për Shqipërinë dhe ccdo vend tjetër në Ballkan, që politika të mbajë duart larg mediave”, ka thënë Amanpour e konsideruar tashmë si “mbretëreshë” e gazetarisë dhe gazetarëve në botë.

Christiane Amanpour është një gazetare e njohur në arenën ndërkombëtare. Ish-bashkëshorte e Jame Rubin, një ndihmët i Presidentit Bill Clinton, pastaj zëdhënës i Sekretares Madeline Albright dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Maj, 2024 09:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?