Gasperini me 2-3 ndryshime për sfidën ndaj Marsejës

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 20:29

Gasperini me 2-3 ndryshime për sfidën ndaj Marsejës

Pas barazimit në Marsejë, Atalanta do të tentojë të arrijë në finalen e Ligës Europa Mënyra e vetme është fitorja në dëm të Marsejës. Për qytetin dhe tifozët kjo është herë e parë historike e megjithatë Xhan Piero Gasperini dhe të besuarit e tij duket se po e përjetojnë në mënyrë të qetë.

Kur dukej se nuk do të kishte dyshime për formacionin, në konferencë për shtyp trajneri ka njoftuar se do të ndryshojë diçka në formacionin që në fundjavë mundi në transfertë Salernitantën me golat e Skamakës dhe Kopmainersit.

Nuk duket se dilemat e trajnerit prekin Berat Gjimshitin që është kolonë e skuadrës, me Gasperinin.

“Vështirësia e kësaj ndeshjeje është vlera e Marsejës. Do të duhet të bëjmë një garë të shkëlqyer për të arritur në finale. Mbërrijmë me vetëdijen për rëndësinë e kësaj jave, por duhet të mbetemi të fokusuar te rivali. Për sa më përket, kjo është një nxitje shtesë, aq më tepër kur arrihet në këto ndeshje, e di se duhet të prezantohesh në mënyrën më të mirë të mundshme. Padyshim që faktori i fushës në Marsejë ishte shumë i fortë, por synoj të bëj 2-3 ndryshime në formacion,” tha mes tjerash Gasperini.

22
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 20:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?