Basketbollistët e Shkupit, pas një pause 5 vjeçare, sërish janë antarë të Ligës së Parë të basketbollit elitar të Maqedonisë, pas triumfit ndaj skuadrës së Maxharit, në përballjen vendimtare të Play Off-it. Në duelin që u luajt në palestrën sportive të shkollës së mesme “Zef Lush Marku” në Çair, basketbollistët e Shkupit shënuan fitore me rezultati 77-59, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Ligën e Parë.
Që në fillim të ndeshjes, vendasit kishin kontrollin e rezultatit, duke e fituar pjesën e parë me 38-32. Në vazhdim shtuan elementin e agresivitetit në pjesën e dytë, për të shënuar një fitore të merituar dhe bindëse, e cila solli biletën e Ligës së Parë.
Veliçkovski me 18 pikë ishte më efikas te Shkupi, ndërsa Taçi shtoi edhe 15 pikë të tjera. Në anën tjetër Todorovski u dallua te Maxhari me 17 pikë. Skuadra e Shkupit të shtunën do të përballet me skuadrën “Angeli” për titullin kampion në Ligën e Dytë, pasi që kjo e fndit do të luajë në Ligën e Parë të basketbollit vendas.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Maj, 2024 08:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.