Amerika po shqyrton ndalimin total të importimit të veturave nga Kina

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 20:03

Amerika po shqyrton ndalimin total të importimit të veturave nga Kina

Sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo, thotë se Shtëpia e Bardhë po heton seriozisht kërcënimin e paraqitur nga automjetet e lidhura me Kinën.

Ajo në komentet për agjencinë Reuters, tha se SHBA mund të ndalojë shitjen dhe drejtimin e automjeteve që janë në çfarëdo mënyre të lidhura me Kinën.

“Qeveria është e gatshme të marrë masa ekstreme dhe të ndalojë automjetet e lidhura me Kinën nëse hetimi i nisur në shkurt tregon se ato përfaqësojnë një kërcënim kombëtar. Përfundimisht, mund të ndodhë që ato të lejohen të importohen, por me kufizime”, tha Raimondo.

Ajo, megjithatë, theksoi se ka ende shumë punë për qeverinë amerikane përpara se të merret një vendim kaq i rëndësishëm dhe se para së gjithash duhet të rishikohen të gjitha të dhënat e marra.

Nuk është plotësisht e qartë se cilat kritere do të duhet të plotësojnë automjetet kineze, por, për shembull, veturat amerikane Tesla vetëm kohët e fundit iu është dhënë qasje në disa pjesë të tregut kinez, pasi është vendosur që ato nuk janë kërcënim për sigurinë kombëtare në Kinë.

Një ekspert nga industria kineze e automobilave kritikoi deklaratat e Raimondo dhe i tha Global Times se çdo ndalim ose kufizim do të kërcënonte parimin e tregut të lirë.

Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme kineze tha se dobësimi i zinxhirëve të furnizimit përfundimisht do të dëmtonte vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa aktualisht është e pamundur të blini makina kineze BYD ose Nio në SHBA, Volvo EX30 SUV, i prodhuar në Kinë (Geely zotëron Volvo), do të jetë i disponueshëm në Amerikë duke filluar nga kjo verë, dhe Polestar 2 tashmë është i disponueshëm.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 20:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?