AS Roma futet fuqishëm në garën për sulmuesin kosovar
Botuar nga Flaka
13 Maj, 2024 19:59
Falë paraqitjeve spektakolare me fanellën e Lille-s, për Edon Zhegrovën interesim kanë shprehur skuadra të mëdha, kryesisht nga Italia, si Juventus dhe Napoli. Mirëpo së fundmi në garë për yllin dardan është futur edhe gjiganti tjetër Italian, AS Roma.
“Il Tempo” ka shkruar se Roma e sheh Zhegrovën si futbollistin ideal për krahun e djathtë të sulmit dhe po e përcjell ecurinë e tij. “Giallorosët” kanë synim t’i marrin dy sulmues anësorë dhe përveç Federiko Kieza-s, ata duan transferimin edhe të Edon Zhegrovës.
25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë. Skuadra e Lille-s është i hapur ta shes sulmuesin kosovar, por synon që nga largimi i tij të fitojë mbi 25 milionë euro.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.