BDI: 0 shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori” – edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2026 14:57

BDI: 0 shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori” – edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj ndarjes së çmimeve shtetërore “8 Shtatori” për vitin 2026, duke theksuar se në mesin e të shpërblyerve nuk ka asnjë shqiptar.

Këshilli për ndarjen e Çmimit shtetëror “8 Shtatori” këtë vit ka ndarë mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore, si dhe katër mirënjohje për sportistë, trajnerë dhe punonjës sportivë për arritjet në sport.

Çmimi për veprën jetësore iu dha Trajço Dimkovit, për kontributin në zhvillimin e sportit dhe afirmimin e promovimin e Maqedonisë së Veriut në planin ndërkombëtar në fushën e mundjes.

Ndërsa katër çmimet për arritje në sport iu ndanë Dimçe Angellovit, Aco Kërstovit, Dejan Angellovskit dhe Angell Micevskit.

Sipas BDI-së, fakti që asnjë shqiptar nuk është përfshirë në listën e të shpërblyerve ngre pikëpyetje për kriteret dhe mënyrën e përzgjedhjes.

“0 shqiptarë. Asnjë sportist, asnjë trajner, asnjë emër shqiptar nuk u konsiderua i denjë për këtë vlerësim shtetëror”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga kjo parti theksojnë se sportistët shqiptarë ndër vite kanë përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në gara ndërkombëtare dhe kanë kontribuar në zhvillimin e sportit, duke ngritur pikëpyetjen se pse kontributi i tyre nuk është reflektuar në listën e këtij viti.

“Cili është kriteri që i bën shqiptarët të padukshëm edhe kur bëhet fjalë për sport dhe arritje profesionale?”, pyet BDI-ja, duke e lidhur çështjen edhe me premtimin për “përfaqësim të drejtë dhe adekuat”.

BDI kërkon transparencë të plotë për kriteret, procedurën dhe përbërjen e komisionit që ka vendosur për ndarjen e çmimeve.

“Sepse 0 shqiptarë nuk mund të jetë gjithmonë rastësi. Kur përjashtimi përsëritet, ai bëhet politikë”, thuhet në reagimin e BDI-së, e cila paralajmëron se do të vazhdojë të ngrejë çështjen e përfaqësimit dhe trajtimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Gazeta Flaka

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2026 14:57
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“