Joz Marku u gjet i fshehur në tualetin e banesës së shokut të tij në momentin kur u arrestua

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2026 16:57

Joz Marku u gjet i fshehur në tualetin e banesës së shokut të tij në momentin kur u arrestua

Policia shqiptare ka zbardhur detaje të reja nga hetimi për dhunimin e 26-vjeçarit Eduart Kuçi, ngjarje për të cilën janë arrestuar Jozefin Marku dhe Kristjan Nikolli, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, 30-vjeçari Jozefin Marku u lokalizua dhe u arrestua në banesën e shtetasit Kristjan Nikolli, 31 vjeç, ku ishte fshehur në tualet, në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes nga uniformat blu.

Në kërkim janë shpallur Anton Huli, 48 vjeç, dhe K.V., 27 vjeç.

Në kuadër të hetimeve, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Jozefin Marku akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Jozefin Marku, para arrestimit ka reaguar për Top Channel pas qarkullimit të videos ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar ish-konkurrentin e Përputhen, Edi Kuçi. Marku thotë se kjo ngjarje, e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, është një ‘skenë aktrimi’, dhe se asgjë nuk ka ndodhur në realitet. “Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, u shpreh ai në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel Web.

I pyetur në lidhje me lëshimin e urdhër-arrestit nga Prokuroria e Pejës, ai e cilëson si ‘fake’ dhe të pavërtetë. “Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, pretendon Marku.

28

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2026 16:57
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
28

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“