Times Square bëhet skenë për UÇK-në: “Freedom for the Liberators” më 7 shtator

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2026 22:35

Times Square bëhet skenë për UÇK-në: “Freedom for the Liberators” më 7 shtator

Mesazhi “Freedom for the Liberators” do të shfaqet më 7 shtator në ekranet e Times Square në New York, në prag të verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

Nismën e ka bërë të ditur veprimtari i diasporës shqiptare në SHBA, Shpend Gjocaj, i cili ka publikuar edhe konfirmimin nga “Welcome to Times Square”.

Sipas njoftimit, grafika do të shfaqet 15 deri në 30 sekonda në çdo orë gjatë 7 shtatorit, duke e kthyer një prej shesheve më të njohura të New Yorkut në një hapësirë simbolike të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së.

Mobilizimi nuk është i kufizuar vetëm në SHBA. Në Kosovë, më 12 shtator në orën 14:00, është paralajmëruar “Marshi për Liri”, i cili do të nisë nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ndërkohë, platforma “Liria ka Emër” ka nisur nismën mbarëkombëtare “Kosova po pret”, me aktivitete të ndryshme në Kosovë. Në kuadër të saj janë organizuar edhe “Netët e Lirisë”, me ndezjen e zjarreve simbolike në shtatë zonat operative të dikurshme të UÇK-së, si dhe vendosjen e flamujve kombëtarë dhe emblemës së UÇK-së.

Më 5 shtator, “Zjarri i Lirisë” u ndez në Llap, në praninë e ish-komandantëve dhe veteranëve, ndërsa për mbrëmjen e 6 shtatorit është paralajmëruar tubim në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Mobilizimi pritet të vazhdojë edhe në Hagë. Sipas planit të publikuar, mbështetësit do të mblidhen atje nga ora 22:00 e 15 shtatorit dhe do të qëndrojnë deri në fillimin e seancës më 16 shtator, kur pritet shpallja e verdiktit.

Nga Times Square te Prishtina e deri në Hagë, mbështetësit po organizojnë një seri aktivitetesh në prag të vendimit gjyqësor. Gazeta Flaka

99

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2026 22:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
99

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut