Limani i mbyll dilemat për VLEN-in: “Nuk jam politikan tregtar, ASH-ja ka rrugën e saj”

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shtator, 2026 10:13

Limani i mbyll dilemat për VLEN-in: “Nuk jam politikan tregtar, ASH-ja ka rrugën e saj”

Kryetari i Gostivarit dhe zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, Valbon Limani, i ka dhënë fund, të paktën publikisht, zërave për një kalim të mundshëm të tij në VLEN.

Në një intervistë për Alsat-M, Limani deklaroi se nuk ka pasur as bisedime dhe as ofertë konkrete për një lëvizje të tillë.

“Unë nuk jam politikan tregtar që mund të kalojë nga një parti te një parti tjetër politike. E përsëris se nuk ka pasur asnjë bisedim për kalimin tim në VLEN”, tha Limani.

Ai bëri të qartë se aktualisht fokusi i tij është te Kongresi i Aleancës për Shqiptarët, ku drejton Këshillin organizativ.

Sipas Limanit, pas Kongresit ASH-ja do të vazhdojë komunikimin me të gjitha partitë politike, por kjo, siç theksoi ai, nuk nënkupton negociata për kalimin e tij në VLEN.

“Pas Kongresit, si çdo parti politike, do të kemi, siç kemi pasur, komunikim me të gjitha partitë politike në vend”, u shpreh ai.

Limani mohoi në mënyrë të përsëritur se ka marrë ofertë nga VLEN-i.

“Për mua nuk ka pasur ofertë konkrete nga VLEN-i. Në asnjë moment nuk ka pasur asnjë bisedë konkrete lidhur me këtë”, deklaroi kryetari i Gostivarit.

Ai tha se kontaktet me zyrtarë të VLEN-it kanë qenë të kufizuara në çështje që lidhen me funksionimin e Komunës së Gostivarit.

“Jashtë bisedave për çështjet e komunës nuk kemi pasur asnjë bisedë tjetër me ndonjë zyrtar nga VLEN”, tha Limani.

Në fund, ai u zotua për transparencë ndaj qytetarëve lidhur me çdo vendim të ardhshëm politik.

Mesazhi i Limanit është i qartë: nuk ka kalim në VLEN, nuk ka negociata dhe ASH-ja, të paktën në këtë fazë, vazhdon në rrugën e saj politike. Gazeta Flaka

9

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shtator, 2026 10:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut