Disa zona të Shkupit sot mbeten pa energji elektrike, EVN njofton ndërprerjet e planifikuara
Disa rrugë dhe lagje të Shkupit sot, më 5 nëntor, do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara, njofton EVN Maqedoni, transmeton Gazeta Flaka
Në komunën e Kisella Vodës, nga ora 08:30 deri në 12:30, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në rrugën “Dimo Haxhi Dimov”, në segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Marko Oreshkoviq” deri në fund të rrugës.
Në komunën e Gazi Babës, nga ora 08:30 deri në 14:30, ndërprerje do të ketë për një pjesë të konsumatorëve në rrugët “Blagoja Stefkovski”, “Razlloshka”, “Vallandovska” dhe “Nikolla Kirov Majski”.
Po në këtë komunë, nga ora 09:15 deri në 11:30, pa energji elektrike do të mbetet edhe një pjesë e lagjes Koloni.
Ndërkaq, në komunën e Çairit, nga ora 09:00 deri në 15:00, ndërprerja është paralajmëruar për konsumatorët në rrugët “Arqipeshkvi Angellari”, “Diko Zograf”, “Jorgandziska” dhe “Makari Fërçkovski”, si dhe për objektet e kishës “Shën Spas” dhe Institutit Nacional të Konservimit. Gazeta Flaka











