Mashtron një grua nga Gostivari për 10 mijë denarë, më pas e kërcënon duke i kërkuar para të tjera

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Nëntor, 2026 12:39

Mashtron një grua nga Gostivari për 10 mijë denarë, më pas e kërcënon duke i kërkuar para të tjera

Një grua nga Gostivari ka rënë pre e mashtrimit telefonik nga një person i panjohur, i cili e ka bindur të paguajë 10 mijë denarë në një llogari bankare, duke pretenduar se paratë i kërkonte djali i saj që ndodhej në burg. Më vonë, i njëjti person e ka telefonuar sërish dhe i ka kërkuar para të tjera, këtë herë me kërcënime.

Një rast mashtrimi dhe kërcënimi është raportuar në Gostivar, pasi një grua është mashtruar nga një person i panjohur, i cili e ka kontaktuar përmes telefonit dhe i ka kërkuar të transferojë 10 mijë denarë në një llogari bankare.

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, personi i panjohur e ka vënë në lajthitje gruan duke i thënë se paratë po i kërkonte djali i saj, i cili ndodhej në burg.

“Djali yt kërkon 10.000 denarë, paguaji në këtë llogari”, i ka thënë personi, pas së cilës gruaja, duke besuar se po ndihmonte të birin, i ka transferuar paratë.

Megjithatë, më vonë i njëjti person e ka kontaktuar sërish, por kësaj radhe duke e kërcënuar dhe duke i kërkuar edhe 10 mijë denarë të tjerë.

Gruaja e ka denoncuar rastin në polici, ndërsa nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të tij dhe identifikimin e personit përgjegjës. Gostivari Sot

22

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Nëntor, 2026 12:39
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
22

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“