BE-ja nis negociatat për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në zonën “Roaming”

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Nëntor, 2026 10:08

BE-ja nis negociatat për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në zonën “Roaming”

Komisioni Evropian synon të heqë tarifat shtesë të roamingut ndërmjet BE-së dhe gjashtë vendeve të rajonit. Qytetarët do të mund të telefonojnë, të dërgojnë SMS dhe të përdorin internetin pa kosto shtesë roamingu, pas përfundimit të marrëveshjeve dhe përmbushjes së kushteve evropiane.

Komisioni Evropian ka nisur negociatat për përfshirjen e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë në regjimin evropian “Roaming si në shtëpi” (Roam Like at Home), një nismë që synon të lehtësojë komunikimin për qytetarët që udhëtojnë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Nisma ishte paralajmëruar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në vendet e Ballkanit Perëndimor muajin e kaluar.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarët që udhëtojnë ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit do të mund të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe SMS dhe të përdorin internetin mobil pa u ngarkuar me tarifa shtesë për roaming.

Negociatat kanë nisur, por heqja e tarifave nuk është ende në fuqi

Komisioni Evropian konfirmon se negociatat dypalëshe me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë kanë filluar. Megjithatë, përfshirja në zonën evropiane të roamingut do të kërkojë përfundimin e marrëveshjeve përkatëse dhe përmbushjen e plotë të rregullave të Bashkimit Evropian për shërbimet e roamingut, transmeton Gazeta Flaka – Maqedoni.

Pas përfundimit të këtyre procedurave, Komisioni Evropian do t’i kërkojë Këshillit Evropian zgjerimin përkatës të zonës së roamingut të BE-së, në mënyrë që vendet partnere të përfshihen në regjimin “Roaming si në shtëpi”.

Për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit, kjo do të përbënte një hap të rëndësishëm drejt afrimit me tregun digjital evropian, duke lehtësuar komunikimin për qytetarët, bizneset dhe udhëtarët.

Për momentin, nisma ndodhet në fazën e negociatave dhe nuk nënkupton heqje të menjëhershme të tarifave të roamingut. Gazeta Flaka

22

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Nëntor, 2026 10:08
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
22

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“