Kavadar: Hetim ndaj drejtueses së një filiali të kursimores, dyshohet se përvetësoi paratë e depozituesve

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Nëntor, 2026 12:43

Kavadar: Hetim ndaj drejtueses së një filiali të kursimores, dyshohet se përvetësoi paratë e depozituesve

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka nisur procedurë ndaj drejtueses së një filiali të kursimores në qytet, nën dyshimin se për një periudhë të gjatë ka keqpërdorur paratë e qytetarëve që kishin depozita në këtë institucion. Ajo dyshohet se ka realizuar kredi fiktive në emër të klientëve dhe ka evidentuar në mënyrë të parregullt depozitat e tyre.

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka iniciuar procedurë hetimore ndaj një drejtueseje të filialit të një kursimoreje në qytet, për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur mjetet financiare të depozituesve për përfitime të kundërligjshme pasurore.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshim i bazuar se e dyshuara, gjatë një periudhe më të gjatë, ka realizuar kredi fiktive në emër të qytetarëve të dëmtuar dhe ka regjistruar në mënyrë të parregullt depozitat e tyre, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Procedura ndaj saj zhvillohet për dyshime për veprat penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistem kompjuterik, si dhe përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Me kërkesë të prokurorit publik dhe me urdhër gjykate, gjatë ditës së djeshme janë kryer disa kontrolle për sigurimin e provave. Gjatë tyre janë sekuestruar dokumentacion dhe sende të tjera që lidhen me rastin.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se, pas zbulimit të veprimeve të dyshimta, kursimorja ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës të dyshuarës.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, prokurori publik ka propozuar caktimin e masave të kujdesit, përfshirë konfiskimin e dokumentit të udhëtimit dhe detyrimin për paraqitje të rregullt në gjykatë.

Prokuroria njofton se po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të sqaruar plotësisht rastin dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat e tij.

23

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Nëntor, 2026 12:43
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
23

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“