Kosova përgatit draft-statut për asociacionin

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 20:01

Kosova përgatit draft-statut për asociacionin

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla nëpërmjet një letre e ka njoftuar Këshillin e Evropës, se Kosova po përgatit një draft-statut për themelimin “një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë”. Ky draft, do të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj. Ajo tha se Kosova është në fazën e zotimit për hartimin e një draft-statuti për themelimin e Asociacionit, e jo në një fazë të avancuar. Ajo kërkoi nga Ministrat e Jashtëm të Këshillit të Evropës që të përfshijë në agjendë anëtarësimin e Kosovës, pas letrës lidhur me draftin që Qeveria do ta dërgojë në Kushtetuese.

“Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë një hap të rëndësishëm dhe prekshëm në përpushjen e zotimeve tona, kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi që jo vetëm i janë vendosur më shumë kushte në këtë organizatë, por që edhe i ka përmbushur këto kushte”, deklaroi Donika Gërvalla, Ministre e Jashtme e Kosovës.

Deri më tani Kosova ka kaluar dy faza në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Por, disa shtete anëtare kanë kushtëzuar anëtarësimin e shtetit me formimin e Asociacionit. Gjermania, një prej shteteve që ka kushtëzuar rrugën e Kosovës drejt KiE-së me Asociacionin – tha se e konsideron hap konkret drejt themelimit të Asociacionit, vetëm kur Kosova të dorëzojë në Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin. Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë.

Asambleja Parlamentare e KiE-së ka votuar për pranimin e Kosovës më 16 prill dhe vendimi përfundimtar ka kaluar te Komiteti i Ministrave. Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015. Por, Gjykata Kushtetuese tha më 2015 se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore. /Alsat.mk

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 20:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?