Fronti Europian: A është pajtuar “Vlen” me VMRO-në për revidim të Korridorit 8?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 13:32

Fronti Europian: A është pajtuar “Vlen” me VMRO-në për revidim të Korridorit 8?

Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski  i pyetur nga gazetarët në lidhje me projektin e Korridorit 8, ka theksuar që po shqyrtohet si mundësi anulimi i kontratës me konzorciumin Bechtel & Enka.

Fronti Europian konsideron që anulimi i kontratës për projektin më të madh infrastrukturor në historinë e vendit dhe me një rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik të vendit është akt i papranueshëm dhe i pamundur. Asnjë Qeveri nuk mund ta anulojë kontratën me konzorciumin Bechtel & Enka.

Vlerësojmë se ky qëndrim është tentativë për minimizimin e punës së madhe dhe projektit më të madh në historinë e vendit që deri më tani Qeveria progresive dhe proeuropiane e ka realizuar duke е futur në binarët e realizimit projektin e lënë me qëllim në labirintet e harresës.

Kontrata me Bechtel & Enka është e nënshkruar sipas të gjitha dispozitave ligjore, korrekte në çdo aspekt dhe askush nuk  mund ta njollosë korrektësinë e saj përmbajtësore dhe dobinë që i sjell vendit realizimi i përpiktë i saj.

Pyesim publikisht, a është ky qëndrim edhe i opozitës shqiptare humbëse e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale “Vlen”  kundër Korridorit 8?!

Deri më tani, në këto pak ditë, u quajtëm “makedonski albanci”, u tha që s’ka ndryshime kushtetuese, që s’ka perspektivë europiane, që suspendohet marrëveshja e Ohrit dhe që opozita humbëse e zgjedhjeve s’ka asnjë kusht të vetëm për formimin e Qeverisë së ardhshme.

A i ndajnë këto qëndrime edhe drejtuesit e opozitës shqiptare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 13:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.