Moti sot: Reshje shiu dhe bore, temperaturat deri në -8 gradë
Meteorologët për sot parashikojnë mëngjes të kthjellët dhe të ftohtë, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës, në pjesët perëndimore të vendit priten reshje të herëpashershme shiu.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -8 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 12 gradë.
Në Shkup pritet mot me diell dhe më i ftohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Era do të fryjë nga drejtimi jugor, me intensitet të dobët deri mesatar. Temperatura minimale do të zbresë në -2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 6 gradë Celsius.
Parashikimi deri të dielën
Deri të dielën na pret një periudhë me mot kryesisht të vranët dhe reshje të herëpashershme shiu. Në disa vende reshjet do të jenë mesatare, ndërsa lokalisht pritet të jenë më të dendura, me mbi 30 litra shi për metër katror brenda 24 orëve.
Si pasojë e uljes së temperaturave gjatë fundjavës, reshjet pritet të jenë në formë shiu dhe bore.
Të enjten do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verilindor.
Flaka















