Hetimi për baste, arrestohen 3 futbollist në Australi

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 20:15

Hetimi për baste, arrestohen 3 futbollist në Australi

Tre futbollistë nga Premier Liga e Australisë, u arrestuan të premten në kuadër të një hetimi për baste. Në moshën 33, 32 dhe 27 vjeç, ata akuzohen se janë “korruptuar” nga një personazh i krimit të organizuar për të manipuluar ndeshjet. Ata do të akuzohen për “sjellje të prishjes së rezultatit të një basti”.

Zv.komisari i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Majkëll Fitzxherald, thotë se një lojtar i profilit të lartë u kërkoi shokëve të skuadrës të shkaktonin penallti dhe të merrnin kartonë të verdhë, gjatë ndeshjeve në fund të vitit 2023, njoftojnë mediat e huaja.

Lojtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, “po vepronte sipas udhëzimeve dhe direktivave të një figure të krimit të organizuar, që aktualisht jeton në Amerikën e Jugut”. Ai u paguante shokëve të tij deri në 6000 dollarë (5.500 euro) për çdo karton të verdhë që merrnin.

“Ne do të pretendojmë se këta lojtarë kanë marrë me dashje kartonë të verdhë në këmbim të pagesës korruptive”.

Në Australi dhe jashtë saj, mund të vihet bast për numrin e kartonëve të verdhë, të shpërndarë nga gjyqtari gjatë një ndeshjeje.

“Çdo sportdashës e di se një penallti e vetme mund të ndryshojë rrjedhën e një ndeshjeje dhe dinamikën e ndeshjes”, shtoi Majëkëll Fitzxherald.

Policia lidhi katër kartonë të verdhë me pagesat e supozuara, të cilat sipas tyre “mund të kenë ndryshuar në fakt rezultatin e ndeshjes”. Hetuesit shpresojnë të marrin në pyetje një lojtar të katërt.

Federata e Futbollit Australiane, tha se tre lojtarët i përkisnin një klubi të paidentifikuar të Sidneit. Mediat lokale raportuan se ishte Mcarthur FC, i cili përfundoi në vendin e 12-të dhe të fundit në A-League në fund të sezonit 2022-23

18
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 20:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
18
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?