Martesat brenda të njëjtës gjini/ Shqipëri: Kisha reagon për martesën e dy vajzave

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 16:34

Martesat brenda të njëjtës gjini/ Shqipëri: Kisha reagon për martesën e dy vajzave

Pas zhurmës që shkaktoi në rrjet dhe në media celebrimi në martesë i dy vajzave në Tiranë, ka ardhur dhe reagimi zyrtar i Kishës Katolike Shqiptare. Sipas zëdhënësit, Dom Mark Pashkja mbetet i palëkundur qëndrimi i Kishës Katolike që është kundër martesës së personave brenda të njëjtës gjini.

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike Shqiptare: Për të ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e palëkundur bazuar në traditën e Kishës Katolike e cila nuk lejon dhe as nuk pranon bekimin e martesave të të njëjtës gjini. Sigurisht në këtë aspekt qëndrimi i Kishës Katolike mbetet i palëkundur, i pandryshueshëm dhe besnik traditës së kishës. Nga ana tjetër shprehim shqetësimin tonë që nëpër institucionë shtetërore siç është bashkia në këtë rast lejohen këto ceremoni duke u bazuar tek fakti që sipas legjislacionit shqiptarë martesat të së njëjtës gjini nuk janë të lejuara.

Kisha Katolike nënvizon se edhe personi i cili është veshur si meshtar në këtë celebrim martese, nuk ka lidhje me kishën katolike shqiptare.

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike Shqiptare: Shprehim shqetësimin tonë i cili nga ana e jashtme shfaqet si një person i Kishës Katolike duke përdorur veshjet e kishës katolike mer përsipër një bekim të tillë. Për sqarimin e opinionit publik dhe të gjithë besimtarëve ai person nuk ka asnjë lidhje me Kishën Katolike dhe është thjeshtë një abuzim që nën veshjen e përfaqësuesve të Kishës Katolike ka mbajtur një qëndrim që për Kishën Katolike është totalisht i papranueshëm dhe i refuzueshëm.

Të gjitha Komunitetet e Besimeve Fetare në vend shprehen njëzëri se janë pro-jetës dhe pro-familjes së shëndetshme shqiptare dhe kundër martesave brenda së njëjtës gjini. Edhe Agjensia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka dedikuar një artikull marteses jozyrtare të dy vajzave në Shqipëri.p

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 16:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.