Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin molotov, fjalimi kundër martesës homoseksuale “ndez” protestën

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 19:36

Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin molotov, fjalimi kundër martesës homoseksuale “ndez” protestën

Opozita prej rreth një ore ka nisur protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar sërish dorëheqjen e Erion Veliajt, të cilin e akuzojnë si të lidhur me skemën korruptive “5D”, për të cilën ndodhen pas hekurave disa ish-zyrtarë të institucionit.

Qëllimi i tubimit mbetet i njëjtë me 7 protestat e shkuara, ku simbolikat dhe thirrjet nga Partia Demokratike e Rithemelimit dhe Partia e Lirisë janë kundër Veliajt.

Dhjetëra qytetarë ndodhen në sheshin para bashkisë, ndërsa policia është mobilizuar maksimalisht.

Gardhi prej çeliku që qëndron mes kordonit të policisë dhe protestuesve është sofistikuar, pasi janë vendosur blloqe betoni për të penguar shkuljen e tij si në herët e kaluara.

Protesta ka agravuar në momentin kur nga Bashkia u ndërpre energjia elektrike që nxori foninë jashtë funksionit.

Organizatorët vijuan aksionin me ndihmën e një gjeneratori dhe në momentin kur aktori Mehdi Malkja shprehu shqetësimin e tij për martesën homoseksuale që u bekua më 19 Maj në tarracën e bashkisë së kryeqytetit, disa prej qytetarëve hodhën molotov në drejtim të derës kryesore të institucionit.

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.