Dy skuadrat finaliste kanë vetëm një dëshirë të përbashkët

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 20:04

Dy skuadrat finaliste kanë vetëm një dëshirë të përbashkët

Skuadrat e Voska Sportit dhe Tikveshit, për herë të parë do të luajnë në finale të Kupës së Maqedonisë. Që të dy ekipet kanë dëshirën e njëjtë – të arkëtojnë trofeun e Kupës dhe të sigurojnë kualifikimin në garat evropiane.

“Kur jemi tashmë në finale, sigurisht që jemi këtu për ta fituar. Nuk do të jemi modestë, duam të fitojmë kupën. Besoj se lojtarët e mi do të jenë sa më të motivuar dhe këtë sezon do ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Gjorgi Mojsov, trajneri i Tikveshit.

Voska Sport pati një sezon debutues të suksesshëm në elitën e futbollit vendor, pasi që arriti të sigurojë mbijetesën dhe tani do të luajë në finalen e Kupës.

“Dikur kam qenë pjesëmarrës në finale si trajner i Metalurgut dhe humbëm nga Rabotniçki. Shpresoj se tani me Voska Sport do të jemi më të suksesshëm dhe do t’i realizojmë qëllimet tona”, tha mes tjerash Srgjan Zaharievski.

Me të njëjtin optmizëm ishin edhe kapitenët e të dyja skuadrave, Aleksandar Varelovski dhe Kostadin Zahov.

“Tikveshi ka një traditë të madhe dhe tani për herë të parë do të luajmë në finale të Kupës. Do të bëjmë maksimumin, edhe më shumë, që i gjithë Kavadari të festojë”, tha Varelovski.

Zahov ka fituar trofe, por ai beson se kjo është një sfidë e re e madhe, për të fituar kupën e parë historike me ekipin e Ohri.

“Është shumë ndryshe, ndoshta një sfidë shumë më e madhe. Shpresoj që të arrijmë kupën. Jemi afër kupës, por finalja duhet luajtur në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Kostadin Zahov.

Për herë të parë në futbollin vendor, në finale e Kupës së Maqedonisë do të aktivizohet sistemi VAR në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 20:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?