Qeveria e RMV-së: Derisa nuk ka epilog juridik, të ndërpriten punët në terren për Stadiumin e ri të Tetovës!

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 22:28

Qeveria e RMV-së: Derisa nuk ka epilog juridik, të ndërpriten punët në terren për Stadiumin e ri të Tetovës!

Qeveria e RMV-së, pas mendimit të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, ka shqyrtuar rastin me shfrytëzimin dhe ngjarjet rreth stadiumit të ri në Tetovës dhe ka miratuar disa konkluzione.

Gjatë shqyrtimit, sic thuhet në komunikatë, Qeveria ka marrë parasysh nismën në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së procedurave që lidhen me stadiumin, ku thuhet se Stadiumi i Ri, me vendim qeveritar të vitit 2015, i është dhënë për shfrytëzim të përhershëm, pa kompensim Komunës së Tetovës.

Sic thuhet, Komuna e Tetovës, pa bazë ligjore, ia ka dhënë Stadiumin për shfrytëzim të përhershëm NP “Tetova Transport”.

Madje, përcjell KlanM komunikatën e Qeverisë, Kryetari i Komunës së Tetovës, Komuna e Tetovës dhe NP “Tetova Transport”, në ngjarje publike kanë promovuar projektin për rrënimin dhe ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit.

Qeveria gjatë miratimit të konkluzioneve në seancën e së martës, ka marrë parasysh edhe dispozitat e Ligjit për shfrytëzimin dhe dispozicionin me pronat shtetërore dhe pronat komunale, sipas të cilëve, sic percjell KlanM, kompetencat për të dhënë shfrytëzim të përhershëm dhe të konstatojë ndërprerjen e të drejtës shfrytëzuese, e ka vetëm Qeveria e RMV-së.

Në komunikatë thuhet se është miratuar konkluzioni që Sekretariati I Përgjithshëm I Qeverisë, të përgatisë informacionin e kompletuar lidhur me statusin e objektit – Stadiumi i ri I Futbollit – Tetovë, KP nr.11476.

Ndërkohë, Komunës së Tetovës, sic njofton KlanM, t`i dërgohet njoftimi që të ndërpriten punimet në terren, derisa nuk ka epilog juridik për rastin.

Gjithashtu, sic njofton KlanM, Qeveria ka vendosur që t`i drejtohet me rekomandim Gjykatës Kushtetuese, që ta marrë parasysh urgjencën e këtij rasti dhe të prononcohet lidhur me Nismën e parashtruar për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Qeveria, sic njofton KlanM, konkludoi që të shqyrtohen bazat juridike, konform Kodit Penal, për të ngrituar kallëzim adekuat për organet kompetente, lidhur me këtë rast.

115
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 22:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
115
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?