Kurti vazhdon takimet me partitë për zgjedhjet parlamentare – çfarë tha Haliti i PDK-së e çka Shala i LDK-së për koalicion me LVV-në

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 08:23

Kurti vazhdon takimet me partitë për zgjedhjet parlamentare – çfarë tha Haliti i PDK-së e çka Shala i LDK-së për koalicion me LVV-në

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar të martën në mbrëmje në një darkë pune partnerë të koalicionit qeverisës dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë në Kuvend, gjersa kanë diskutuar për kohën më të përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

Kurti i informoi partnerët e koalicionit për procesin e konsultimeve politike me partitë parlamentare, si dhe theksoi rëndësinë e vendimmarrjes së përbashkët për proceset e ardhshme demokratike.

“E rëndësishme ishte gjithashtu mbështetja e partive të komuniteteve joshumicë dhe konfirmimi i angazhimit të Qeverisë dhe Kryeministrit për ngritjen dhe fuqizimin e përfaqësimit të komuniteteve dhe mbështetja e vazhdueshme për ta me projekte konkrete”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Shefi i Qeverisë ishte i shoqëruar edhe nga shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari.

Në takim të pranishëm ishin: zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kryetari i Grupit Parlamentar multietnik, Enis Kervan, nënkryetari i Kuvendit, Bahrim Shabani, deputetët, Fidan Jilta, Fridon Lala, Duda Balje, Samra Ilijaz, Bekim Arifi dhe Erxhan Galushi, me të cilët bisedoi për agjendën legjislative dhe rëndësinë e dinamikës së miratimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe ligjet e rëndësisë së veçantë.

Haliti i PDK-së thotë se mund ta bëjnë Qeverinë bashkë me Kurtin

Në vazhdën e diskutimeve për zgjedhjet parlamentare dhe koalicionet e ardhshme qeverisëse është deklaruar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Ai ka thënë se partia e tij është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

I pyetur se a mund të bëjnë Qeverinë bashkë me kryeministrin, Albin Kurti – ai tha se nuk ka ndonjë kufizim persona dhe në fund të fundit të gjithë duhet të punojnë në të mirë të Kosovës.

Tutje, ai tha se nuk ka dal dhe nuk del asnjëherë kundër partisë.

“Unë nuk kam ndonjë kufizim personalisht me më pyet mua. Në politik nuk ka armiq të përhershëm dhe po ashtu miq të përhershëm. Në qoftë se interesat përputhen pse mos me ba, në fund të fundit të gjithë jemi të interesuar dhe duhet me punu për Kosovën, e jo për vetën”.

“Unë nuk jam kundër partisë dhe nuk dal asnjëherë kundër saj, por mendimet që i jap të pavarura nuk do të thotë se janë mbi partinë”, ka thënë Haliti në Tëvë 1.

Shala për koalicion pas zgjedhjeve: Vetëvendosjes, “hendek” e jo vija të kuqe

Por për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, LDK dhe LVV nuk kanë kurrfarë përafrime.

E “pushteti është gjëja e më e vogël” që mund t’i lidh/përafrojë LDK-në e VV-në thekson Shala në Debat Plus”.

Ai ka thënë se me Vetëvendosjen kanë “hendek” e lërë më vija të kuqe për bashkëpunim apo koalicion.

“Prandaj nuk dëshirojmë as të flasim të merremi vesh me atë (Kurtin) për asgjë”, ka theksuar Shala. 

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 08:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?