Paga mesatare në Maqedoni, ndër më të ulëtat në rajon

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 19:00

Paga mesatare në Maqedoni, ndër më të ulëtat në rajon

Paga mesatare neto për muajin mars ishte 40.496 denarë. Ndërsa paga mesatare bruto ka arritur në 60.803 denarë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i pagës mesatare mujore neto e paguar për punonjësit në muajin mars, krahasuar me marsin e viti 2023, është rritur për 16%.

“Kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i rritjes së pagës neto për punonjësve në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (21.9%), Administratë publike dhe mbrojtje; sigurimet shoqërore të detyrueshme (21,3 %) dhe arsimi (20,5 %). Rritje e pagës mesatare mujore neto për punonjës, krahasuar me muajin e mëparshëm, është vërejtur në sektorët: miniera dhe gurore (7.8%), Objektet hotelierike dhe e shërbimit ushqimor (7.3%) dhe industria përpunuese (6.2%)”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Por ku jemi ne me pagat në krahasim me vendet e rajonit. Statistikat thonë se jemi të fundit, por le ti referohemi shifrave, të cilat kanë publikuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë
Në Slloveni paga minimale 1,254 euro, ndërsa mesatarja 1,477euro;
Në Kroaci paga minimale 677 euro, ndërsa mesatarja 1,094 euro;
Në Bosnje paga minimale 317 euro, ndërsa mesatarja 1,046 euro;
Në Serbi paga minimale 432 euro, ndërsa mesatarja 797 euro;
Në Mal të Zi paga minimale 450 euro, ndërsa mesatarja 821 euro;
Në Shqipëri paga minimale 386 euro, ndërsa mesatarja 568 euro;
Në Maqedoni paga minimale 367 euro, ndërsa mesatarja 658 euro

Sipas të dhënave zyrtare, në vendin tonë ka 687,459 të punësuar përfshirë sektorin publik dhe atë privat. Në Entin për punësim figurojnë si kërkues aktiv, por pa punë 102,980 qytetarë. Nëse e kthejmë në përqindje numri i të papunëve të masës vitale të popullsisë arrin në 13%. /Alsat.mk

116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 19:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?