Hoxha asist në finale, Dinamo e Zagrebit fiton edhe Kupën e Kroacisë

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 20:22

Hoxha asist në finale, Dinamo e Zagrebit fiton edhe Kupën e Kroacisë

Dinamo e Zagrebit konfirmon diktatin në futbollin kroat. Pas triumfit në kampionat, skuadra kryeqytetase ka ngritur lart edhe Kupën e Kroacisë, pasi mposhti me rezultatin 1-3 Rijekën në finale.

Kupa e Kroacisë ka një format finaleje me dy takime, teksa pas ndeshjes së parë në barazim pa gola, këtë herë Dinamo triumfoi me shifrat 1-3, duke marrë edhe trofeun e dytë sezonal në vend.

Titullarë në këtë takim ishin sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Arbër Hoxha i cili dha edhe asist në golin e dytë të Dinamos së Zagrebit, por edhe Lindon Selahi për Rijekën, i cili qëndroi në fushë për më shumë se 70 minuta.

Arbër Hoxha iu bashkua Dinamos së Zagrebit në janar dhe në pak muaj ia doli të fitojë dy trofe, Kupën dhe Kampionatin, teksa Rijeka mbylli sezonin pa trofe, ndonëse provoi të rivalizojë kryeqytetasit në të dy kompeticionet.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 20:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?