Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 28 maj

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 13:45

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 28 maj

Pas konsultimeve me partitë parlamentare, kryetari Mitreski do ta caktojë seancën konstituive më 28 maj në orën 11:00. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në bazë të nenit 9 paragrafi (2) të Rregullores së Kuvendit, sot mbajti takim me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e sapozgjedhur, në të cilin me konsensus u vendos që seanca konstituive, pas mbajtjes së zgjedhjeve të njëmbëdhjeta parlamentare, të mbahet më 28 maj 2024, e martë, në orën 11:00.

Në përputhje me Rregulloren, me seancën konstituive deri në zgjedhjen e kryetarit të ri duhet të kryesojë deputeti më i moshuar. Në përbërjen e sapozgjedhur, ajo është deputetja Merita Kolçi Koxhaxhiku.

Kryetari Mitreski i informoi të pranishmit se në rendin e ditës së seancës konstituive, sipas Rregullores, do të jenë tri pika, përkatësisht zgjedhja e Komisionit Verifikues, zgjedhja e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Seanca konstituive, sipas Rregullores së re, zgjat më së shumti tri ditë, ndërsa Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në takimin e sotëm, morën pjesë Nikolla Miceski nga Koalicioni “Maqedonia jote” – VMRO-DPMNE; Oliver Spasovski nga Koalicioni për Ardhmëri Evropiane – LSDM; Arbër Ademi nga Koalicioni “Fronti Evropian”; Halil Snopçe nga Koalicioni “Vlen”; Borisllav Kërmov nga partia “E Majta” dhe Boban Karapejovski nga Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë.

Në takim mori pjesë edhe Merita Kolçi Koxhaxhiku, si deputetja më e moshuar, si dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 13:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?