Jo zyrtare, kjo është pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 19:07

Jo zyrtare, kjo është pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN

Pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN përfshinë kryetarin e Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë, gjashtë ministri, shtatë zëvendësministra dhe rreth 400 drejtori. Sipas burimeve nga grupet e bisedimeve Afrim Gashi është paraparë në krye të ligjvënësit. Zëvendëskryeministër i parë do të jetë Izet Mexhiti, ndërsa ministria e Eurointegrimeve apo zëvendëskryeministri për Eurointegrime do t’i takon Alternativës. Ky subjekt do të ketë edhe dy zëvendësministra atë të Arsimit dhe të Ministrisë për marrëdhënie mes bashkësive etnike. Në kuadër të VLEN, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit përveç zëvendëskryeministrit të parë do të ketë edhe Ministrinë e Ekologjisë dhe dy zëvendësministra edhe atë në MPB dhe Transport e lidhje.

Lëvizja Besa do të ketë dy ministri, atë të Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Partia e Bilall Kasamit i cili ka vendosur të mban mandatin e kreut të Tetovës do të kedhë zëvendësministër në Kulturë.
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravari do të ketë gjithashtu dy ministri. Ministria e Shëndetësisë dhe një ministri pa resor. Krahu i Taravarit do të ketë edhe zëvendësministër në Mbrojtje dhe Bujqësi. Arben Taravari nuk përjashtoi mundësinë që ai vet të udhëheqë me Shëndetësinë, por tha se akoma nuk është definitive. Në 24 deri 48 orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i marrëveshjes VLEN me VMRO-DPMNE-në.

“Aleanca do të ketë dy ministri, një zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë dhe transparencë dhe ministrin e shëndetësisë dhe dy zëvendësministra, si dhe dy sekretar shtetëror, gjegjësisht zëvendësministër për mbrojtje dhe zëvendësministër për bujqësi. Sekretar shtetëror në shëndetësi dhe një tjetër që tani nuk më kujtohet…Nuk përjashtohet mundësia, por nuk është definitive”, deklaroi Arben Tarvari, VLEN.

Jo zyrtarisht mësohet se negociatat kanë nisur edhe me partinë e Maksim Dimitrievskit. Mësohet se ZNAM ka kërkuar 3 ministri dhe 200 drejtori. Një kërkesë e tillë, në rrethana jo zyrtare mësohet se është refuzuar nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. /Alsat.mk

116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?