Antikorrupsioni nuk heq dorë nga iniciativa kundër AGJP-së, ka shkelur rregullat zgjedhore

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 19:10

Antikorrupsioni nuk heq dorë nga iniciativa kundër AGJP-së, ka shkelur rregullat zgjedhore

Antikorrupsioni nuk heq dorë nga iniciativa kundër Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve (AGJP), se gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, ka pranuar 130 dëgjues apo kandidatë potencial për gjykatës dhe prokurorë.

Antikorrupsioni, kërkon që drejtoresha e Akademisë, Natasha Gaber Damjanovska, por edhe Bordi Drejtues i Akademisë të ndiqen për shkelje të Ligjit për Parandalim të Korrupsionit dhe Konflikt të Interesave, por edhe të Kodit Zgjedhor.

“Institucionet kompetente kanë afat prej 60 ditësh ta shqyrtojnë dhe të veprojnë ndaj kësaj iniciative”, thonë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Vendimi i këtillë vjen, pasi që gjatë fushatë zgjedhore, kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova, dorëzoi ankesë nëse në Antikorrupsion me pranimin e 130 dëgjuesve janë shkelur rregullat zgjedhore.

Antikorrupsioni asokohe miratoi vendim me të cilin e obligoi Akademinë që të ndalojë procedurën, por Akademia nuk ndaloi dhe e paditi Antikorrupsionin në Gjykatën Administrative, se trajnimet në Akademi, nuk përbënin punësime klasike.
Gjykata Administrative vendosi në dobi të Akademisë dhe e riktheu lëndën në rishqyrtim te Antikorrupsioni, e cila sërish insiston se me pranimin e këtyre kandidatëve janë shkelur rregullat zgjedhore.

Rikujtojmë që VMRO-DPMNE në vazhdimësi ka akuzuar se nëpërmjet Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, LSDM-ja dhe BDI-ja po i akomodojnë familjarët dhe të afërmit e funksionarëve të tyre./Alsat.mk

116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?