Trajneri i suksesshëm i xhudos, Dritan Kuka, ka konfirmuar se sporti më i suksesshëm I Kosovws do të përfaqësohet me pesë garues në Olimpiadën e Parisit. Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në atë që konsiderohet si gara e fundit para Lojërave Olimpike, respektivisht Kampionati Botëror i xhudos, i cili u mbajt në Abu Dhabi.
Dritan Kuka tash e ka fokusin total tek Olimpiada, prej nga synon t’i sjellë medalje të tjera Kosovës, njëjtë siç bëri me garueset e tij në dy Olimpiadat e fundit, në të cilat ia solli vendit tonë tri medalje të arta me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.
“Kosova gjegjësisht Federata e xhudos përfundoj garën e fundit kualifikuese për Lojëra Olimpike! Konfirmohen 5 norma olimpike për Lojëra Olimpike për federatën tonë. Distria Krasniqi 52 Kg, Nora Gjakova 57 kg, Laura Fazliu 63 kg, Loriana Kuka 78 kg, Akil Gjakova 73 kg. Trajner krenar”, shkroi Kuka në Facebook.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
23 Maj, 2024 19:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.