Komisioni antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut ka hapur lëndë për drejtoreshën Iljazi

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 20:43

Komisioni antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut ka hapur lëndë për drejtoreshën Iljazi

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) për MIA-n konfirmoi se me nismën e tij kanë hapur lëndë për kontroll të të dhënave për gjendjen pronësore dhe interesave të Besija Iljazi, u.d. drejtoreshë organizative në Klinikën Universitare të Toksikologjisë Shkup.

Lënda është hapur për shkak se Iljazi ka publikuar dy lista të pasurisë, njërën kur ishte këshilltare në Komunën e Tetovës (2021), ndërsa tjetrën si drejtoreshë ekonomike ne Klinikën Toksikologji (2024). Listat nuk janë identike.

Komisioni anti-korrupsion vlerësoi që një pjesë e të dhënave nuk janë futur në listën anketuese, gjegjësisht janë të paplota.

Bsija Iljazi është ushtruese detyre në pozitën e drejtorit në Klinikën e Toksikologjisë. Në fillim të muajit maj, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (IShSSH) ka kryer inspektim kontrollues në Klinikën e Toksikologjisë pas lëshimit të vendimit paralajmërues me masa inspektuese të urdhëruara, nga i cili është konstatuar se punëtorët dhe bashkëpunëtorët shëndetësorë të cilëve u ka skaduar kontrata janë ende të regjistruar në Klinikën e Toksikologjisë.

Këtë sot në konferencë për media e bëri të ditur drejtoresha e IShSSh-së Renata Mlladenovska në lidhje me zhvillimet në Klinikën e Toksikologjisë, të cilat gjatë periudhës së kaluar kanë qenë në fokus të opinionit, pasi që dhjetë ditë më parë mjekët nga kjo Klinikë kanë reaguar se drejtoresha organizative ka insistuar që të punësohen 18 persona të cilëve u ka skaduar kontrata në fund të vitit të kaluar, por ata vazhdojnë të punojnë në këtë institucion dhe disa prej tyre kanë qasje dhe kontakt me analizat laboratorike të pacientëve.

117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 20:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?