RMV, filloi punën Këshilli për monitorimin dhe zbatimin e Strategjisë katërvjeçare në drejtësi

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 20:56

RMV, filloi punën Këshilli për monitorimin dhe zbatimin e Strategjisë katërvjeçare në drejtësi

Nën udhëheqjen e ministrit të drejtësisë, Krenar Lloga, sot u mbajt seanca konstituive e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024-2028). Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së mungoi në seancë, transmeton Portalb.mk.

“Duke qenë se, si shtet duhet të japim rezultate sa i përket proceseve reformuese në vend, pasi shpresojmë që shumë shpejt do t`i fillojmë negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, miratimi i kësaj Strategjie ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme, e cila në të ardhmen do të vlerësohet edhe nga aspekti i miratimit të Agjendës reformuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, deklaroi Lloga.

Ky Këshill ka për qëllim ndjekjen e reformave në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut, reforma që për katër vitet e ardhshme pritet të sjellin një gjyqësor të pavarur. Këshilli do të ndjekë zbatimin e hapave të Planit të veprimit.

“Vizioni i Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024-2028) është një gjyqësor i pavarur, i përgjegjshëm, transparent dhe i aksesueshëm, rezistent ndaj ndikimeve të brendshme dhe të jashtme, i cili i mbron të drejtat e njeriut dhe siguron sundimin e të drejtës në mënyrë efikase”, raportoi Ministria e Drejtësisë.

Në muajin mars, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi formimin e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi (2024-2028). Strategjia Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi për katër vitet e ardhshme është miratuar në seancën e Qeverisë më 26 dhjetor të vitit 2023. Përmes kësaj strategjia planifikohet rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor.

117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 20:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?