Qeveria e re premton reforma në arsim

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2024 19:16

Qeveria e re premton reforma në arsim

Një sërë ndryshimesh në fushën e arsimit janë paraparë të zbatohen nga Qeveria e re në katër vitet e ardhshme. VMRO-DPMNE madje ka parashikuar që nën ombrellën e Ministrisë së Arsimit të vendos edhe arsimin parashkollor që momentalisht i takon dikasterit të Punës dhe Politikës Sociale. Sipas VMRO-s, theks i veçantë do t’i vihet lëndëve me rëndësi kombëtare si gjuha maqedonase, historia, gjeorgrafia, muzika dhe artet e bukura të cilat, sipas VMRO-s, do të mbrohen ligjërisht ndërkohë që edhe do të vijon shqyrtimi i koncepti mësimor. Mes tjerash parashikohet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive për mësimdhënësit. Ndërsa për arsimin e lartë janë paraparë reforma. Qeveria në ardhje synon të pozicionoj në listën botërore të universiteteve më të mira një nga universitetet e Maqedonisë.

Ndërkohë, edhe koalicioni VLEN ka për synim ndryshime në arsimin e lartë me qëllim përmirësimin e cilësisë. Kohë më parë, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka theksuar se pavarësisht se kemi 3 universitetevnë gjuhën shqipe, 30-40% të maturantëve më të mirë shqiptarë shkojnë dhe studiojnë në universitetin Shën Qirili dhe Metodi, në gjuhën maqedone. Sipas Mexhitit, kjo është arsyeja që të bëhet një nismë për fuzionimin e tre universiteteve shqiptare të cilat, sipas Mexhitit, nuk kanë nevojë të mbyllen, mund të vazhdojnë të funksionojnë por me drejtime të ndryshme si për shembull njëri për shkencat teknike, njëri për shkencat natyrore e tjetri për shkencat shoqërore. Mexhiti kishte deklaruar se me fuzionimin e tyre do të rritet vlera e atij universiteti i cili do të përparojë në listën e Shangait dhe studentëve do ju ofrohet një diplomë shumë më e vlefshme. Edhe nga Forumi për ndryshime në arsim vlerësojnë se shkrirja në një universitet të vetëm është e domosdoshme.

“Është e pakuptimtë që gjashtë universitete publike dhe sa të tjera janë  private ti ofrojnë të njëjtat programe studimore pa mos e siguruar cilësinë se si duhet të jetë. Edhe pse të gjitha universitetet shtetërore dhe private janë në një grup rektorët që bisedojnë për reforma arsimore nuk është biseduar aty asnjëherë për sa i përket fuzimit të disa programeve studimore me qëllim që të rritet cilësia në arsim. Sepse, më e rëndësishme është kualiteti se sa kuantiteti. Nuk është e rëndësishme që gjashtë universitete publike të kenë të njëjtat programe studimore por është shumë e rëndësishme që të paktën nga këto gjashtë universitete të krijohet një farë lloj kombinimi i programeve studimore që do të tregojnë një cilësi më të lartë në arsim se sa ajo që kemi deri tash”, tha Blendi Hodai, Forume për ndryshime për arsim.

117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2024 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?