Selmani: Përplasja mes Antikorrupsionit dhe Akademisë së Gjyqtarëve, për interesa personale

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2024 19:24

Selmani: Përplasja mes Antikorrupsionit dhe Akademisë së Gjyqtarëve, për interesa personale

Përplasja mes Antikorrupsionit dhe Akademisë së Gjyqtarëve, e cila i ka pranuar 130 dëgjues gjatë periudhës zgjedhore, sipas profesorit universitar Bashkim Selmani, është më tepër për interesa personale të pushtetmbajtësve se sa problem real.

Gjatë ditës së djeshme, Antikorrupsioni ngriti iniciativë kundër, drejtoreshës së Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Natasha Gaber Damjanovska dhe Bordit Drejtues, pasi sipas tyre, me pranimin e dëgjuesve në kohën e fushatës elektorale janë shkelur Ligji për Parandalim të Korrupsionit dhe Konflikt të Interesave, por edhe Kodi Zgjedhor.

“Është fakt se, unë nuk e di a ka institucion në Maqedoni që është e pavarur, mirëpo gjithmonë në këto raste bëhen publike kur ka përplasje mes interesave të pushtetmbajtësve, për të afërmit e tyre. Dhe pikërisht këtu është përplasja, më tepër është çështje personale mes institucioneve se sa problemi real”, deklaroi Bashkim Selmani, profesor universitar.

Zgjidhjen e konfliktit, Selmani e sheh te një i hetim i pavarur dhe revizioni i përzgjedhjes së 130 dëgjuesve apo kandidatëve potencial për gjykatës dhe prokurorë.

“Do të ishte mirë që për rastet e tilla publike të fillohet hetuesia dhe vetëm hetuesia është ajo që do t’i nxjerrë dhe faktizojë të gjitha faktet që fatkeqësisht të gjitha këto institucione në vete ose në mënyrë të heshtur kanë elemente kriminale të cilat duhet t’u bëhet një revizion dhe të hapet lëndë dhe të shqyrtohet dhe faktizohet themeli i fajësisë apo pafajësisë. Vetëm atëherë do të jenë të sigurt edhe publiku, por edhe vetë institucioni do të bëhen të pavarura siç e parasheh legjislacioni”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.

Kjo është hera e dytë që Antikorrupsioni ngrit iniciativë për të njëjtën lëndë. Në iniciativën e parë, Akademia e paditi Antikorrupsionin në Gjykatën Administrative dhe e fitoi procesin gjyqësor.

Akademia në vazhdimësi ka qenë në shënjestër të akuzave për pranim të dëgjuesve sipas direktivave partiake të pushtetit. /Alsat.mk

117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2024 19:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?