Dronët “Bajraktar” për trafikun/ Balluku prezanton masat për “turizëm të sigurt dhe rrugë të sigurta”

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2024 19:51

Dronët “Bajraktar” për trafikun/ Balluku prezanton masat për “turizëm të sigurt dhe rrugë të sigurta”

Fluksi i shtuar turistik dhe hapja e disa rrugëve të reja, fillimisht autostrada e kategorisë A Thumanë – Kashar dhe tuneli i Llogorasë kërkon edhe shtimin e sigurisë rrugore.

Në konferencën “turizëm i sigurt, rrugë të sigurta”, zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku kërkoi koordinim ndërinstitucional, ndërsa prezantoi edhe masa të reja të ndërmarra në drejtim të shmangies së trafikut, që do të përfshijnë edhe dronët “Bajraktar”.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se shumë shpejt do prezantohen masat, me qëllim lehtësimin e kalimit në pikat kufitare me Kosovën.

Do të përdorim dronët edhe për monitorimin e trafikut në pikat e nxehta, për të pasur një informacion të detajuar gjatë 24 orëve të ditës, për të gjitha dhe për të njoftuar publikun në rastet e nevojës për të shmangur pika të caktuara të nxehta me një trafik të shtuar. Tanimë i kemi gati dhe kanë filluar nga puna 6 stacionet shtesë të Policisë së Shtetit në zonat me fluks të shtuar turistik, Thesh, Valbonë, Tale, Gjirin e Lalzit, Palasë dhe në Ksamil. Dua të informoj publikun se e kemi adresuar edhe një prej shqetësimeve që lind shpesh, që ka të bëjë me radhët e gjata në pikat e kalimit kufitar. Ka filluar zbatimi i protokollit dypalësh për lehtësimin e procedurave të hyrje-daljeve në pikën e përbashkët të kalimit kufitar, Morin, Kukës, e po ashtu, besoj deri javën tjetër, bashkë me Ministrin Sveçla, do të njoftojmë edhe lehtësimin e kalimit edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar me Kosovën, për të mundësuar, le të themi, kalim të lirshëm të kufirit për të gjithë turistët, qofshin qytetarë të Kosovës apo të Shqipërisë që duan të shkojnë në Kosovë”.

Një tjetër risi e këtij sezoni veror do të jetë edhe bashkërendimi i punës, mes policisë së shtetit, shërbimit zjarrfikës dhe urgjencës.

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2024 19:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.