Ka edhe të vdekur nga incidentin e mbrëmshëm në Shkup

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 10:30 Përditësuar

Ka edhe të vdekur nga incidentin e mbrëmshëm në Shkup

Një i ri nuk i ka mbijetuar plagëve me armë zjarri dhe në spital është konstatuar vdekja e tij, pas incidentit të përgjakshëm në Rrugën e Plastikave në Shkup.

Në incidentin e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, disa prej tyre më lehtë.

Ministria e Brendshme akoma nuk ka dalë me njoftim zyrtar rreth incidentit.

Sipas informacioneve në këtë përleshje me armë ka vdekur blogeri i njohur, Amar Ismani. Aty janë përfshirë disa persona ndërsa janë plagosur edhe 2 persona tjerë.

Në raportin e MPB-së thuhet:

“Një person ka vdekur dhe dy janë plagosur pas të shtënave të mbrëmshme në e njohur si “Rruga e Plastikave.

Sipas informacioneve, të shtënat në Blv. “Nikola Karev” në Shkup janë raportuar mbrëmë rreth orës 23:40.

“Në ora 23:45 nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri” është njoftuar se me plagë nga arma e zjarrit është sjellë T.A.(24) nga Shkupi. Në orën 23:51, nga Kompleksi i Klinikës “Nënë Tereza” është raportuar se me plagë me armë zjarri i janë sjellë O.B (19) dhe A.I (29), ku pas ndihmës së dhënë, në orën 00:45. më 27/05/2024, A.I. ka vdekur”, thonë nga MPB. 

Nga Prokuroria thonë se po punohet për zbulimin e autorëve.

“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer kontroll në bulevardin “Nikolla Karev”, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprime të tjera. Ministria e Punëve të Brendshme po punon për zbulimin e autorëve”, thonë nga Prokuroria. 

119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 10:30 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?