Miratimi në Kuvend i projekt rezolutës së PS, cilët ishin deputetët që votuan kundër

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:42

Miratimi në Kuvend i projekt rezolutës së PS, cilët ishin deputetët që votuan kundër

Agron Shehaj dhe Dashnor Sula ishin dy deputetët që votuan kundër projekt rezolutës së PS, e cila u miratua me 76 vota pro sot në Kuvend.

Dy deputetët votuan kundër, ndërsa 61 deputetë të opozitës që ishin të pranishëm nuk morën pjesë në votim.

Gjatë momentit të votimit të projekt rezolutës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi fjalën për procedurë dhe bllokoi foltoren.

Bardhi: Më jep fjalën për procedurë.

Ndërsa Sula, i cili votoi kundër, e cilësoi miratimin e rezolutës një skenar ogurzi për të kontrolluar SPAK-un dhe GJKKO.

Sula: Shpreh keqardhjen që në ditën e sotme ka miratuare  një rezolutë duke i hapur rrugën një skenari ogurzi të pengimit të drejtësisë së pavarur, Spak dhe GJKKO kjo është ngritja e një komisioni që do të bëjë të mundur t’i vini shkopinjtë nën rrota SPAK-ut dhe institucionet e drejtësisë së pavarur t’i mbani nën kontroll, ka depërtuar aq lart, sepse nën hetim nga Spak janë figurat më të larta të kësaj maxhorance, kryetarë bashkie, ministra deputetë dhe Veliaj që doni domosdoshmërisht ta mbroni, drejtuesin e Spak do ta dërgoni aty përpara, keni ngritur këtë komision të posaçëm që të pengojë hetimin, por nuk keni për t’ja dalë.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen.

Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula, ndërsa deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim.

Kjo projekt-rezolutë synon të rrisë sundimin e ligjit, luftojë korrupsionin dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Top Channel

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.