Mickoski në takim me deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia Jote”

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 20:22

Mickoski në takim me deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia Jote”


Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski para seancës së nesërme konstituive të përbërjes së re të Kuvendit, sot u takua me deputetët e koalicionit “Maqedonia Jote”.

“Takim me deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia Jote” para konstituimit të Kuvendit të Maqedonisë Shumë punë dhe rezultate që duhet të sjellim për Maqedoninë”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, nesër do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit në përbërje  të re. Kuvendi do të ketë 120 deputetë, por në seancën e nesërme do të marrin pjesë vetëm 118 deputetë, mandatet e të cilëve tashmë janë konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe u janë lëshuar certifikatat. Për dy mandate që u rivotua  të mërkurën e kaluar ende rrjedhin procedurat e ankimimit.

Për kryetar të Kuvendit do të propozohet Afrim Gashi nga koalicioni Vlen. Për shkak të kandidaturës për kryetar të Kuvendit, Gashi  ka dhënë dorëheqje nga funkdioni i kryetarit të Alternativës.

Në përbërjen e re parlamentare  më shumë deputetë ka koalicioni “Maqedonia Jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja  – 58, koalicioni Për Ardhmëri Europiane i udhëhequr nga LSDM-ja ka 18 deputetë, koalicioni i Frontit Europian i udhëhequr nga BDI-ja ka po aq 18 deputetë. Koalicioni Vlen ka 14, kurse e Majta dhe ZNAM nga gjashtë deputetë.

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 20:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?